BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/7 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Kush është Jezu Krishti?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Jezui shpëton: Por, si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/7 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

A është e mundur jeta e përhershme?

Çfarë mund të na çlirojë nga vdekja?

Njeriu i parë, Adami, jetoi për shekuj të tërë. Por, në fund, ai u plak dhe vdiq. Që atëherë, njerëzit janë përpjekur në mënyra nga më të ndryshmet ta ndalin plakjen. Prapëseprapë, askush deri tani s’ka arritur t’i shpëtojë vdekjes. Pse? Adami u plak dhe vdiq ngaqë mëkatoi duke mos iu bindur Perëndisë. Ne plakemi sepse kemi trashëguar nga Adami mëkatin dhe dënimin e mëkatit, vdekjen.—Lexo Zanafillën 5:5; Romakëve 5:12.

Që të gëzojmë jetën e përhershme, duhet që dikush të paguajë një shpërblesë për ne. (Jobi 33:24, 25) Shpërblesa është çmimi që paguhet për të çliruar dikë, dhe në rastin tonë kemi nevojë të çlirohemi nga vdekja. (Dalja 21:29, 30) Jezui e pagoi këtë çmim kur vdiq për ne.—Lexo Gjonin 3:16.

Si mund ta fitojmë jetën e përhershme?

Jo të gjithë do të çlirohen nga sëmundjet dhe plakja. Në fakt, njerëzit që nuk i binden Perëndisë, siç bëri Adami, do ta humbin privilegjin e jetës. Vetëm ata të cilëve u falen mëkatet, do të gëzojnë jetën e përhershme.—Lexo Isainë 33:24; 35:3-6.

Që të na falen mëkatet, duhet të bëjmë diçka. Duhet të njohim Perëndinë duke studiuar Fjalën e tij, Biblën. Ajo na mëson si të bëjmë jetë më të mirë dhe si të fitojmë pëlqimin e Perëndisë dhe jetën e përhershme.—Lexo Gjonin 17:3; Veprat 3:19.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 3, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo