BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/5 f. 11
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Hobeja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Shtylla
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Davidi dhe Goliadi
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/5 f. 11

A E DINI?

Pse ua thyenin këmbët kriminelëve që ekzekutoheshin?

Në lidhje me ekzekutimin e Jezuit dhe të dy kriminelëve në shtyllat e torturës, tregimi i Ungjillit thotë: «Judenjtë i kërkuan Pilatit që t’u thyenin këmbët dhe të hiqnin trupat.»—Gjoni 19:31.

Jezui i varur në shtyllë në momentin e vdekjes

Ligji judaik thoshte se trupi i një krimineli të varur në shtyllë pas ekzekutimit, ‘nuk duhej të rrinte gjithë natën në shtyllë’. (Ligji i përtërirë 21:22, 23) Me sa duket, judenjtë e zbatonin të njëjtin rregull edhe për ata që ekzekutoheshin në shtyllë nga romakët. Prandaj, thyerja e këmbëve e përshpejtonte vdekjen e tyre dhe kështu mund t’i varrosnin para se të fillonte sabati në perëndim të diellit.

Në shumë ekzekutime të tilla, një të dënuari i ngulnin gozhdë në duar e në këmbë për ta mbërthyer në shtyllë. Kur shtylla ngrihej drejt, gjithë pesha e trupit varej te gozhdët, dhe kjo i sillte dhembje të padurueshme. Që të merrte frymë, ai duhej ta shtynte trupin lart me këmbët e gozhduara. Megjithatë, nëse ia thyenin këmbët, ai e kishte të pamundur ta bënte këtë. Ai do të vdiste shumë shpejt nga asfiksimi, në mos nga trauma.

Si përdoreshin hobetë në luftërat e lashta?

Hobeja ishte arma që përdori Davidi për të vrarë Goliadin gjigant. Me sa duket, Davidi mësoi ta përdorte këtë armë gjatë viteve që ishte bari.—1 Samuelit 17:40-50.

Basoreliev me hobetarë asirianë

Një reliev me hobetarë asirianë që sulmojnë një qytet judaik të fortifikuar

Hobeja shfaqet në artin egjiptian dhe asirian të kohëve biblike. Kjo armë kishte një xhep të hapur prej lëkure ose pëlhure të lidhur me dy rripa ose litarë. Hobetari vendoste në mbajtëse një gur të lëmuar ose rrumbullak me diametër 5 deri në 7,5 centimetra, i cili mbase peshonte 250 gramë. Më pas e vërtiste mbi kokë dhe lëshonte njërin nga litarët, duke e hedhur gurin me forcë dhe saktësi të madhe.

Gërmimet në Lindjen e Mesme kanë zbuluar një numër të madh gurësh që ishin përdorur për hobe në luftërat e lashtësisë. Luftëtarët e aftë mund t’i kenë vërvitur gurët me shpejtësi 160 deri në 240 kilometra në orë. Studiuesit nuk janë të një mendimi nëse hobeja mbulonte të njëjtën largësi me harkun, por ama hobeja ishte po aq vdekjeprurëse.—Gjykatësit 20:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo