BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp17 nr. 5 f. 5
  • A ke një engjëll mbrojtës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke një engjëll mbrojtës?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Material i ngjashëm
  • A ke një engjëll mbrojtës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Cilët ose çfarë janë engjëjt?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Engjëjt—Si ndikojnë te ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Si mund të të ndihmojnë engjëjt?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
wp17 nr. 5 f. 5

TEMA KRYESORE | ENGJËJT​—A EKZISTOJNË? PSE KA RËNDËSI KJO?

A ke një engjëll mbrojtës?

Bibla nuk thotë se çdo njeri ka një engjëll mbrojtës. Është e vërtetë se Jezui tha një herë: «Kini kujdes se mos përbuzni një nga këta të vegjlit [dishepujt e Krishtit], sepse po ju them se engjëjt e tyre në qiell shohin gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiell.» (Mateu 18:10) Megjithatë, në vend që të nënkuptonte se çdo person ka një engjëll mbrojtës, Jezui thjesht po thoshte se engjëjt interesoheshin vërtet për secilin nga dishepujt e tij. Prandaj, adhuruesit e vërtetë tregohen të mençur e të kujdesshëm, duke mos rrezikuar më kot, me idenë se engjëjt e Perëndisë do t’i mbrojnë.

A do të thotë kjo se engjëjt nuk i ndihmojnë njerëzit? Jo. (Psalmi 91:11) Disa janë plotësisht të bindur se Zoti i ka mbrojtur dhe i ka drejtuar me anë të engjëjve. Po njësoj mendon edhe Keneti, që përmendëm në artikullin e parë. Edhe pse nuk mund ta themi në mënyrë të prerë, ai mund të ketë të drejtë për këtë. Dëshmitarët e Jehovait i shohin vazhdimisht dëshmitë se edhe engjëjt përfshihen në veprën e predikimit. Gjithsesi, ngaqë engjëjt janë të padukshëm, nuk mund ta themi se deri në ç’masë i përdor Zoti për të ndihmuar njerëzit në aspekte të ndryshme. Sido që të jetë, nuk bëjmë fare gabim nëse e falënderojmë të Plotfuqishmin për çfarëdolloj mbështetjeje që mund të na ketë dhënë.​—Kolosianëve 3:15; Jakovi 1:17, 18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo