Përmbajtja
3 U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer—Në Madagaskar
26 SHKURT, 2018–4 MARS, 2018
Ç’mund të bëjmë kur ndihemi sikur po na mbytin presionet e jetës? Ky artikull shqyrton shkrimin e vitit për 2018-n. Aty tregohet pse duhet t’i japim Jehovait mundësinë të na forcojë dhe si do ta bëjë ai këtë.
5-11 MARS, 2018
12 Uniteti ynë i bukur dhe Përkujtimi
Kremtimi i përvitshëm i Përkujtimit të vdekjes së Krishtit do të mbahet të shtunën më 31 mars 2018. Si mund të përgatitemi që tani për këtë rast? Si do të nxjerrim dobi duke marrë pjesë në të? Si ndikon kjo ngjarje e përvitshme tek uniteti mes popullit të Perëndisë anekënd? Në këtë artikull do të gjesh përgjigjet e këtyre pyetjeve.
12-18 MARS, 2018
17 Pse t’i japim Atij që ka gjithçka?
Gjithçka që kemi vjen nga Jehovai. Prapëseprapë, ai pret që t’i përdorim të ardhurat tona për të mbështetur veprën e organizatës së tij sot. Ky artikull do të shqyrtojë pse dhe si nxjerrim dobi kur e nderojmë Jehovain me gjërat tona me vlerë.
19-25 MARS, 2018
22 Ç’lloj dashurie sjell lumturi të vërtetë?
26 MARS, 2018–1 PRILL, 2018
27 Dalloje ndryshimin mes njerëzve
I pari nga këta artikuj shqyrton se lumturia e vërtetë vjen kur duam Jehovain dhe jo nga llojet fallso të dashurisë që janë kaq të dukshme në «ditët e fundit». (2 Tim. 3:1) Artikulli i dytë përshkruan kontrastin e thellë mes tipareve që karakterizojnë njerëzit e ditëve të fundit dhe cilësive të shërbëtorëve të Jehovait.
32 A e dini?