Përse Dëshmitarët e Jehovait nuk i ndjekin zakonet tradicionale mbi të mbajturit zi për të vdekurit?
Të hidhërohesh për vdekjen e një personi të dashur është diçka normale dhe një ndjenjë e tillë mund të shprehet në mënyrë të përshtatshme
Pas vdekjes së mikut të tij të ngushtë Lazrit, «Jezusi derdhi lot». (Gjoni 11:35) Ndonjëherë shërbëtorët e Perëndisë kanë ndierë dhimbje shumë të madhe për vdekjen e dikujt.—2. Sam. 1:11, 12.
Por, për shkak të shpresës së ringjalljes, të krishterëve u është thënë: «Nuk duam të jeni në injorancë rreth atyre që flenë në vdekje, me qëllim që të mos hidhëroheni siç bëjnë edhe të tjerët që nuk kanë shpresë.»—1. Sel. 4:13.
Shërbëtorët e Jehovait nuk i refuzojnë të gjitha zakonet që kanë lidhje me vdekjen
Zan. 50:2, 3: «Jozefi urdhëroi shërbëtorët e tij, mjekët, të balsamosnin atin e tij . . . dhe harxhuan për të dyzet ditë të plota, sepse zakonisht për balsamosje kaq ditë nevojiten.»
Gjoni 19:40: «E morën, pra, trupin e Jezusit dhe, sikurse është doke të bëhet ndër judenj kur varroset kush, e mbështollën në pëlhurë dhe e përeruan me erëra të mira.»—DSF.
Ata që kërkojnë t’i pëlqejnë Perëndisë i shmangin ato zakone që janë në kundërshtim me Fjalën e tij
Disa zakone i bëjnë reklamë dhimbjes së personit. Por Jezui tha: «Edhe kur të agjëroni, mos u mërrloni [trishtoni, NW] porsi shtiracakët, të cilët marrin një hije të rëndë në fytyrë për t’u treguar njerëzve se agjërojnë: përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! Ti, përkundrazi, kur të agjërosh, përeroje kryet tënd dhe laje fytyrën tënde, që të mos e vënë re njerëzit se po agjëron, por Ati yt, që është në fshehtësi. Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të shpërblejë.»—Mat. 6:16-18, DSF.
Disa zakone pasqyrojnë besimin se njeriu ka një shpirt të pavdekshëm që mbijeton pas vdekjes së trupit dhe se personi i vdekur është i vetëdijshëm mbi atë çka bëjnë të gjallët. Por Bibla thotë: «Të vdekurit nuk dinë asgjë.» (Eklis. 9:5) Dhe shton: «Shpirti që mëkaton, ai vetë do të vdesë.»—Ezek. 18:4.
Shumë zakone e kanë origjinën në besimin se të vdekurit kanë nevojë për ndihmën e të gjallëve apo nga frika se po të mos i kënaqin, mund t’u shkaktojnë atyre të këqija. Por Fjala e Perëndisë tregon se të vdekurit nuk ndiejnë as dhimbje as kënaqësi. «Fryma e tij del, ai kthehet në dheun e tij; në atë ditë, në fakt, humbasin mendimet e tij.» (Psl. 146:4; shiko gjithashtu 2. Samueli 12:22, 23.) «Dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe xhelozia e tyre tashmë kanë mbaruar dhe ata nuk kanë më asnjë pjesë në kohë të pafundme në asnjë gjë që duhet të bëhet nën diell.»—Eklis. 9:6.