Njoftime
◼ Literatura që do të përdoret gjatë muajit dhjetor: Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Janar: Çdo botim që kongregacioni mund të ketë në depo. Shkurt: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Librat duhet të lihen në rivizita dhe të bëhen përpjekje për të filluar studime biblike. Mars: Çdo broshurë me 32 faqe. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose ndonjë tjetër i caktuar prej tij duhet të kontrollojë llogaritë e kongregacionit më 1 dhjetor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo të kryhet njofto kongregacionin.
◼ Përkujtimi për vitin 1996 do të jetë të martën, më 2 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim i mëparshëm i datës për kremtimin e Përkujtimit 1996 u dha me qëllim që vëllezërit të bëjnë rezervimet e nevojshme ose atje ku shumë kongregacione përdorin Sallën e Mbretërisë, për të krijuar lehtësi mund të lidhin kontrata që të kenë salla në dispozicion.
◼ Edicioni me gërma të mëdha i Kullës së Rojës gjysmë mujore në hungarisht dhe rumanisht vihet në dispozicion me numrin e 1 shtatorit, 1994. Edicioni i Kullës së Rojës gjysmë mujore në italisht në kasetë, do të jetë në dispozicion me numrin e së njëjtës datë.
◼ Kopjet për shpërndarje të Kullës së Rojës në gjuhën marshalle, palauane, ponapeane, trukese dhe japese janë tani në dispozicion dhe mund t’i kërkohen Shoqatës.
◼ Edicioni i Kullës së Rojës në gjuhën bengali, guxharati, hinduse dhe nepale do të ndryshojë nga mujore në gjysmë mujore, duke filluar që nga 1 janari, 1995.
◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të bëjnë kërkesën për vëllimet e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! për vitin 1994 me kërkesën e literaturës për dhjetorin. Vëllimet do të jenë në dispozicion në anglisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, hollandisht, italisht, japonisht, kinezçe, koreane, polonisht, portugalisht, rusisht dhe spanjisht. Derisa volumet të jenë në dispozicion dhe transportimi të jetë bërë, ato do të jenë në pritje në listën e kongregacionit. Vëllimet janë botime me kërkesë të veçantë.
◼ Revista Zgjohuni! tani është në dispozicion edhe në estonisht e papiamento. Ato janë edicione tremujore dhe fillojnë me numrin janar-mars 1995.