BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/94 f. 3
  • Volumi dhe pauza

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Volumi dhe pauza
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 3/94 f. 3

Shtojca

Volumi dhe pauza

1, 2. Përse duhet të flasim mjaft fort?

1 Në qoftë se të tjerët nuk janë të gatshëm për të dëgjuar, vlera e asaj që thua do të humbasë. Nga ana tjetër, në qoftë se volumi yt është shumë i lartë, mund të shqetësojë auditorin dhe kështu e largon nga mendimet e shkëlqyera që ke përgatitur. Nevoja që kemi për volumin e përshtatshëm, duket në atë që ndodh në shumë Salla Mbretërie, ku komentet e atyre që janë ulur përpara, shpesh nuk mund të dëgjohen nga ata që janë ulur në radhët e fundit. Nganjëherë, ai që flet nga podiumi mund të mos ketë volum të mjaftueshëm dhe kështu nuk nxit interesin e auditorit. Edhe në shërbimin në fushë, gjejmë persona që nuk dëgjojnë mirë dhe për këtë duhet t’u shmangemi zhurmave, si brenda shtëpive ku bëjmë vizitat ashtu dhe jashtë. Të gjitha këto tregojnë se duhet t’i kushtojmë kujdes volumit të përshtatshëm.

2 Mjaft i fortë, që të dëgjohet pa mundim. Gjëja e parë që duhet bërë për të vendosur se sa volum duhet të përdorim, është analizuar më mirë në pyetjen: A është përdorur fuqia e duhur e zërit? Kjo do të thotë se, a të ka dëgjuar rreshti i fundit, pa u shurdhuar ata që janë në rreshtin e parë? Kjo mund të jetë një vërejtje e mjaftueshme për një student fillestar, por ata që janë më përpara duhet të kërkojnë të mësojnë mirë edhe gjërat që vijnë më pas. Mbikqyrësi i shkollës duhet të vendosë deri në çfarë pike, secili student duhet të këshillohet mbi këtë cilësi.

3-10. Cilat rrethana na ndihmojnë që të vendosim se sa volum duhet të përdorim?

3 Volumi sipas rrethanave. Oratori duhet të marrë parasysh situatat e ndryshme në të cilat flet. Kjo do të zgjerojë aftësitë e tij shquese, do ta bëjë më elastik dhe do ta lejojë të dëgjohet nga auditori me lehtësi më të madhe, duke mbajtur zgjuar interesin.

4 Kushtet ndryshojnë nga njëra sallë në tjetrën si dhe në bazë të madhësisë së auditorit. Për të kontrolluar rrethanat duhet të kontrollosh volumin tënd. Për të shqiptuar një fjalim në Sallën e Mbretërisë, duhet më tepër volum se në vendbanimin e një personi të interesuar. Përveç kësaj, një grup i vogël në sallë, në një mbledhje për shërbimin në fushë, kërkon më pak volum sesa kur salla është e mbushur plot, si në një mbledhje shërbimi.

5 Por edhe këto kushte nuk janë të njëjta. Dalin zhurma të paparashikuara jashtë dhe brenda sallës. Një automobil që kalon, një tren që afrohet, zhurmat e kafshëve, britmat e fëmijve, një i vonuar, të gjitha këto kërkojnë një rregullim të fuqisë së zërit tënd. Në qoftë se nuk e merr parasysh dhe nuk përpiqesh ta kompensosh me volum, do të humbasë diçka dhe mbase diçka themelore.

6 Shumë kongregacione kanë një pajisje për të amplifikuar zërin. Por në qoftë se nuk ushtrojmë kujdes në përdorim dhe zëri do të shkojë në ekstreme, herë i lartë dhe herë i ulët, mund të jetë e nevojshme ta këshillojmë studentin se përse nuk i merr parasysh këto rrethana.

7 Ndonjëherë mund të ndodhë që një orator të gjejë vështirësi për të kontrolluar volumin, vetëm për shkak të cilësisë së zërit të tij. Në qoftë se ky është problemi që ke dhe zëri yt nuk e ka aspak këtë aftësi, drejtuesi i shkollës do ta konsiderojë në dhënien e këshillave. Mund të të sugjerojë disa ushtrime ose një program stërvitjeje, për të të ndihmuar që të zhvillosh dhe të forcosh zërin. Sido që të jetë, cilësia e zërit është një pikë e veçantë për dhënien e këshillave dhe nuk vihet në dukje kur shqyrtohet volumi yt.

8 Jo çdo rrethanë ekzistuese mund të gjykohet në një fjalim të caktuar. Duhet të jepen këshilla mbi shqiptimin e fjalimit, jo në çdo rast të mundshëm. Sido që të jetë, në qoftë se shihet e nevojshme, udhëheqësi i shkollës mund ta paralajmërojë një student për problemet që mund të ndeshë në rrethana të ndryshme, megjithëse studenti është lavdëruar për fjalimin që ka shqiptuar dhe i është shënuar një «M» në fletushkën e këshillave.

9 Si mund ta përcaktojë studenti se zëri i tij është i mjaftueshëm apo jo? Reagimi i auditorit është një nga barometrat më të mirë. Oratori ekspert, vrojton me kujdes gjatë hyrjes së tij ata që janë në fund të sallës dhe mund të vendosë nga shprehja e tyre dhe nga qëndrimi i përgjithshëm nëse mund të dëgjojnë pa mundim dhe kështu mund ta ndryshojë volumin e tij. Pasi të ketë «ndier» një herë gjendjen e sallës, s’do të ketë më asnjë vështirësi.

10 Një mjet tjetër, është vëzhgimi i oratorëve të tjerë në të njëjtin program. Janë dëgjuar me lehtësi? Sa volum përdorin? Përshtate në këtë mënyrë edhe tëndin.

11, 12. Përse është themelore që të kemi një volum që t’i përshtatet materialit?

11 Volum i përshtatshëm në materialin. Ky aspekt i shqyrtimit të volumit nuk duhet të ngatërrohet me modulimin. Tani interesohemi vetëm për volumin e përshtatshëm të materialit të veçantë që do të trajtojmë. Për shembull, në qoftë se lexohen denoncime nga Shkrimet, natyrisht volumi duhet të rregullohet në mënyrë të ndryshme, sesa kur studenti lexon këshilla për dashurinë midis vëllezërve. Krahaso edhe Isaia 36:11 me Is 36 vargjet 12, e 13 dhe komento ndryshimin që duhet të jetë dhe mënyrën se si këto thënie janë shqiptuar. Volumi duhet të jetë në përshtatje me materialin, por nuk duhet të jetë kurrë i tepruar.

12 Për të vendosur se sa volum duhet përdorur, analizo me kujdes materialin tënd dhe qëllimin që duhet të arrish. Në qoftë se do të ndryshosh mendimin e auditorit tënd, mos e zgjat me volum të tepërt. Sido që të jetë, në qoftë se do ta nxitësh në një veprim gjallërues, volumi mbase mund të jetë më i fortë. Në qoftë se argumenti kërkon forcë, mos e ul zërin për ta dobësuar.

13-16. Trego vlerën e pauzave.

13 Në shqiptimin e fjalimit, pauzat e bëra në vendin e duhur, janë të rëndësishme, pothuajse aq sa edhe volumi i përshtatshëm. Pa to kuptimi i thënieve do të errësohej shpejt dhe pikat kryesore që auditori duhet t’i kujtojë nuk lënë mbresë të gjatë. Pauzat të japin besim dhe ekuilibër, lejojnë që të kontrollosh më mirë frymëmarrjen dhe të zotërosh vetveten në pika të vështira të fjalimit. Pauzat i tregojnë auditorit se e ke situatën nën kontroll dhe nuk je tepër nervoz, se e konsideron auditorin si tëndin dhe se ke për të thënë diçka që dëshiron ta dëgjojnë dhe ta kujtojnë.

14 Oratori fillestar nuk duhet të humbasë kohë që të fitojë aftësinë për të bërë pauza me efektshmëri. Përpara duhet të bindet se ato që ka për të thënë janë të rëndësishme dhe se dëshiron të kujtohen. Një nënë kur e korrigjon fëmijën e saj, para se t’i bëjë vërejtjet duhet t’i thotë diçka që t’i tërheqë vëmendjen atij. Ajo nuk do të thotë një fjalë tjetër, derisa fëmija ta ketë vëmendjen plotësisht. Pastaj do të thotë atë që ka në mendje. Do të sigurohet që fëmija nuk do ta injorojë atë që thotë dhe do ta kujtojë.

15 Disa nuk bëjnë kurrë pauza, as kur flasin çdo ditë. Në qoftë se ky është problemi yt, duhet ta kultivosh këtë cilësi, për të përmirësuar efektshmërinë tënde në shërbimin në fushë. Atje, fjalimi yt është në formën e bisedës. Të bësh pauzë në mënyrë të tillë që i zoti i shtëpisë të mos të ndërpresë, por të dëgjojë dhe të presë, kjo kërkon llojin e përshtatshëm të pauzës. Po aftësia dhe shkathtësia për të bërë pauza në bisedë, është themelore dhe e dobishme, aq sa edhe aftësia e treguar në podium.

16 Një problem serioz në lidhje me përdorimin e drejtë të pauzave në fjalim është kur kemi shumë material. Shmange atë. Gjej kohën për të bërë pauza; ato janë themelore.

17-21. Shpjego rëndësinë për të bërë pauza për të respektuar shenjat e pikësimit.

17 Pauza për të respektuar shenjat e pikësimit. Të bëjmë pauza për të respektuar shenjat e pikësimit, thjeshtë do të thotë të qartësojmë mendimin; të ndajmë idetë e lidhura; të tregojmë shprehjet; fjalitë, fundin e fjalive të përbëra dhe të paragrafëve. Shpesh, ndryshime të tilla mund të vihen në dukje nga thyerja e zërit, por edhe pauzat janë të efektshme për t’i dhënë një pikësim gojor asaj që thuhet. Ashtu si presja dhe pikëpresja kanë kuptime të ndryshme në ndarjen e fjalive të përbëra, kështu edhe pauzat duhet të ndryshojnë sipas përdorimit të tyre.

18 Pauzat e bëra në një vend të gabuar, mund të ndryshojnë plotësisht mendimin e një fjalie. Një ilustrim mund të jenë fjalët e Jezuit te Luka 23:43: «Vërtet të them sot: Ti do të jesh me mua në Parajsë.» Në qoftë se dy pikat ose pauza do të vendoseshin midis «them» dhe «sot», do të na jepej një mendim krejt i ndryshëm, siç tregon gabimi i zakonshëm i interpretimit të këtij vargu. Prandaj është themelore që të bëjmë pauza të drejta, për të komunikuar mendimin që duhet.

19 Mëso të respektosh një pikësim gojor në fjalimin e menjëhershëm, që kur të lexosh t’i mbahesh të gjitha shenjave të shkruara të pikësimit. Shenja e vetme e shkruar e pikësimit, të cilën mund të mos e marrim parasysh në lexim, është presja. Të ndalojmë apo jo në një presje, shpesh varet nga ne. Por pikëpresja, pika, thonjëzat dhe ndarjet e paragrafëve, duhet të vërehen të gjitha.

20 Në leximin e një dorëshkrimi ose të një pjese nga Bibla, mund të jetë e dobishme të shënosh në kopje. Bëj një vijë të vogël vertikale ndërmjet shprehjeve ku mund të bëhet një pauzë e shkurtër (mbase vetëm ndonjë ngurrim); dy vija ose një «X» për një pauzë më të gjatë.

21 Nga ana tjetër, ndërsa ushtrohesh në lexim ndeshesh me disa fjali që për ty janë të pavolitshme dhe vazhdimisht bën pauza aty ku s’duhet, mund të shënosh me laps për të lidhur të gjitha fjalët që formojnë një shprehje. Prandaj, ndërsa lexon, mos bëj pauza ose mos ngurro, derisa të arrish në fjalën e fundit. Shumë oratorë me përvojë e bëjnë këtë.

22-24. Përse është e rëndësishme të bëjmë pauza kur ndryshon mendimi?

22 Pauza për të ndryshuar mendimin. Kur kalojmë nga një pikë kryesore në një tjetër, pauza i jep mundësi auditorit të mendojë. Përveç kësaj, pengon keqkuptimet. Lejon mendjen të përshtatet, të njohë ndryshimin e drejtimit dhe të ndjekë zhvillimin e mendimit të ri që do të paraqitet. Është aq e rëndësishme për oratorin të bëjë pauza atëherë kur ndryshon ideja, sa edhe për automobilistin që ngadalëson shpejtësinë për të marrë kthesën.

23 Në një fjalim të improvizuar, materiali duhet të jetë i vendosur në skemë, në atë mënyrë që të na lejojë të bëjmë pauza ndërmjet pikave kryesore. Kjo nuk duhet të pengojë vazhdimësinë ose koherencën e fjalimit, por idetë duhet të jenë të formuluara aq mirë, sa të mund të ndërtosh një pikë të veçantë derisa të arrish një kulm, të bësh një pauzë dhe pastaj të vazhdosh me një mendim tjetër. Kulmet dhe ndryshimet e tilla mund të shënohen në skemën tënde, nëse është e nevojshme për t’u kujtuar.

24 Pauzat për ndryshimin e mendimit janë zakonisht më të gjata se pauzat që bëhen për të respektuar shenjat e pikësimit; sido që të jetë, në një fjalim nuk duhet të abuzojmë duke bërë pauza të gjata apo duke i zgjatur në mënyrë të mërzitshme thëniet. Përndryshe, ka mundësi që të duken artificiale.

25-28. Trego si na ndihmojnë pauzat për t’i dhënë emfazë një pike dhe për të kaluar situatat shqetësuese.

25 Pauza për të dhënë emfazë. Një pauzë e bërë për të krijuar emfazë, është zakonisht një pauzë dramatike. Krijon pritje ose lejon auditorin të mendojë.

26 Pauza përpara një pike të rëndësishme krijon pritje, ndërsa një pauzë e bërë prapa lejon të kapet plotësisht rëndësia e idesë. Këto dy përdorime të pauzës nuk janë të njëjta, prandaj duhet të vendosësh se cila është më e përshtatshme në një rast të veçantë apo nëse duhen përdorur që të dyja.

27 Pauzat e bëra për të krijuar emfazë, duhet të jenë të kufizuara në deklaratat më domethënëse, përndryshe u humbet vlera.

28 Pauza kur e kërkojnë rrethanat. Ndërprerjet shpesh kërkojnë që oratori të bëjë një pauzë të shkurtër. Në qoftë se një shqetësim nuk është shumë i madh dhe mund të ngrejë volumin e të vazhdojë, zakonisht kjo është gjëja më e mirë. Por, në qoftë se një shqetësim mjafton për të penguar plotësisht fjalimin, duhet të bësh një pauzë. Auditori do ta çmojë kujdesin tënd. Përveç kësaj, shumë herë njëlloj nuk dëgjojnë, sepse zhurma e përkohshme i ka hutuar. Përdor, pra, pauzën me efektshmëri që auditori yt të nxjerrë përfitim të plotë nga gjërat e mira që do t’i thuash.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo