BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/95 f. 8
  • Lajm i mirë për të butët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lajm i mirë për të butët
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Të ofrojmë revista në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Ofro revistat në çdo rast
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Kërko zemërbutësinë dhe kënaqe Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 5/95 f. 8

Lajm i mirë për të butët

1 Ne po jetojmë në kohën e një gjykimi të afërt. (Ezek. 9:5, 6) Është urgjente që njerëzit e butë të informohen, në mënyrë që të mund të përgatiten për atë që po vjen. Në dashamirësinë e tij të dashur, Jehovai ka autorizuar popullin e tij «për t’u çuar lajmin e mirë të butëve». (Isa. 61:1, 2, BR) Revistat tona na ndihmojnë për ta shpallur këtë lajm të mirë në çdo drejtim.

2 Kulla e Rojës siguron ushqim të fortë frymor që na forcon dhe na nxit. Kulla e Rojës i ngushëllon të butët me lajmin e mirë se Mbretëria e Perëndisë së shpejti do ta transformojë tokën në një parajsë. Ajo ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore dhe të sigurt. Shpërndarja e zgjeruar e kësaj reviste është një nga mënyrat më të shpejta për ta çuar lajmin e mirë tek të butët. Çfarë pikash bisedimi mund të nxjerrim në pah nga numrat e fundit të revistave?

3 Mund të prezantosh numrin e 1 majit të «Kullës së Rojës» duke treguar artikullin «Feja juaj . . . » dhe duke i bërë pyetjen:

◼ «Meqë shumë janë të mendimit se feja që kemi nuk duhet ndryshuar, ju çfarë mendoni? [Lëre të përgjigjet.] Nëse fetë nuk do të praktikonin vullnetin e Perëndisë, a do të ishte e mençur të vazhdonim të bënim pjesë në to? (Lexo Gjoni 17:17) Ne besojmë se një shpresë të sigurt për të ardhmen mund ta gjejmë vetëm në Bibël dhe do të nxirrnim dobi po ta lexonim.» Shto disa komente të tjera të për-​shtatshme dhe pastaj ofroji revistat.

4 Nëse ofrojmë numrin e 15 majit të «Kullës së Rojës» mund të fillojmë duke thënë:

◼ «Shumë veta janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre nga besimi te fati. Cila është pikëpamja juaj? Ju ofroj përzemërsisht pikëpamjen e shprehur në këtë numër të Kullës së Rojës.» Shpjego pastaj se si Kulla e Rojës të mëson në mënyrë progresive mbi Mbretërinë e Jehovait dhe se çfarë duhet të bëjmë ne për të gëzuar bekimet e saj.

5 Nëse po punon me revistat para 14 majit, sigurohu që të mbash edhe kopje të Lajmërim i Mbretërisë nr. 34 dhe t’ia ofrosh ato cilitdo që nuk ka marrë një kopje. Në shpërndarjen e revistave, duhet t’i kujtojmë pronarit të shtëpisë se mund të ndihet i lirë të bëjë një kontribut të vogël nëse dëshiron, në mbështetje të veprës sonë. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të shpërndarë literaturën tonë, duke kuptuar se ajo mund të lexohet nga të tjerë në familje si edhe nga miqtë që mund t’i vizitojnë ata. (1. Tim. 6:18) Lajmi i mirë që ne u çojmë të butëve mund t’u shpëtojë atyre jetën.​—1. Tim. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo