Përgatituni dhe gëzohuni në mbledhjet e kongregacionit
1 Si një shoqëri vëllezërish, ne mblidhemi me mençuri rregullisht për mbledhjet tona të përjavshme. (1. Tim. 4:15, 16) Si mund të gëzohemi dhe të përfitojmë dobi më të madhe prej tyre?
2 Duhet të lihet kohë rregullisht për t’u përgatitur për mbledhjet. Disa mund të harxhojnë më shumë kohë për t’u përgatitur se të tjerët. Megjithatë, nuk ka rëndësi se sa të zënë jemi, është e mençur të gjejmë ca kohë për t’u përgatitur për mbledhjet. Përgatitja së bashku si familje është veçanërisht e dobishme.—Efes. 5:15, 16.
3 Për Shkollën e Shërbimit Teokratik: Përpiqu të ecësh krahas me leximin e planifikuar të përjavshëm të Biblës. (Jos. 1:8) Rishiko materialin që do të trajtohet dhe sill botimet e nevojshme, kështu që mund të ndjekësh folësit. Mendo për mënyrat që mund të përdorësh këtë informacion në shërbim.
4 Për Mbledhjen e Shërbimit: Shiko me kujdes programin e përshkruar në Shërbimi Ynë i Mbretësrisë. Lexo artikujt që do të diskutohen. Në qoftë se do të konsiderohet materiali nga artikulli i Kullës së Rojës ose nga botime të tjera, hidhi një sy dhe lexoje gjithashtu. Në qoftë se do të demonstrohen prezantime të shërbimit në fushë, rishikoji më përpara, kështu që do të jesh gati t’i përdorësh ato në shërbim.
5 Për studimin e Kullës së Rojës: Lexo me kujdes mësimin përpara, duke mbajtur shënime për përgjigjet e pyetjeve. Duke kërkuar shkrimet e cituara do të të ndihmojë të kesh një kuptueshmëri më të mirë. Meditimi mbi, faktin se si mësimi përshtatet me atë që tashmë njeh, do të zgjerojë njohurinë tuaj. Planifiko të marrësh pjesë gjatë studimit, duke përgatitur komente të shkurtra për të paktën një ose dy paragrafe. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për të bërë «rrëfimin e shpresës sonë».—Hebr. 10:23.
6 Për Studimin e Librit të Kongregacionit: Së pari, shiko materialin; konsidero titullin e kapitullit dhe nëntitujt. Pastaj, ndërsa lexon, merr shënime pikat kyçe. Rishiko vargjet biblikë që e përforcojnë. Përpiqu t’u përgjigjesh pyetjeve me fjalët e tua. Kur ke përgatitur mësimin, rishqyrtoje në mendjen tënde. Përpiqu të sjellësh ndër mend pikat dhe rreshtat kryesore të të arsyetuarit.—2. Tim. 2:15.
7 Gëzohu në mbledhje: Për të gëzuar plotësisht në mbledhje, është e rëndësishme të jesh i përpiktë, me qëllim që të marrësh pjesë në lutjen e hapjes, duke kërkuar frymën e Jehovait. Gjithashtu, përfiton dhe nga këngët freskuese të Mbretërisë. Në qoftë se nuk ke me vete fëmijë ose arsye tjetër për t’u ulur në fund të sallës, me siguri do të zbulosh se nëse ulesh përpara, vëmendja do të të tërhiqet më pak dhe do të marrësh dobi nga programi. Prindërit që kanë fëmijë të vegjël, të cilët kanë nevojë t’i nxjerrin jashtë gjatë mbledhjes, mund të zvogëlojnë zhvendosjen e vëmendjes të tjerëve duke u ulur afër udhëzës së kalimit midis radhëve dhe nga mbrapa.
8 Përpiqu të pushosh përpara se të vish, kështu mund të mbash sytë hapur dhe gati. Duke kërkuar shkrimet që lexohen, do t’ju ndihmojë të mbani mend çfarë dëgjoni. Fol me familjen dhe miqtë për ato çfarë mëson. Kjo do të të ndihmojë të ngulitësh informacionin në mendje. Duke i vënë në zbatim këto këshilla, mbledhjet do të bëhen më kuptimplotë e të gëzueshme dhe ato me të vërtetë do të ‘nxisin për dashuri dhe vepra të mira’.—Hebr. 10:24, 25.