BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/95 f. 8
  • Kthehuni tek ata që treguan interes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kthehuni tek ata që treguan interes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Njohuria prej Perëndisë u përgjigjet shumë pyetjeve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Duke përhapur njohurinë që çon në jetën e përhershme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • «Kjo do të thotë jetë e përhershme»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • «Besimi vjen nga dëgjimi»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 12/95 f. 8

Kthehuni tek ata që treguan interes

1 Kur doli libri i ri, Njohuria që të çon në jetën e përhershme, oratori i kongresit shpjegoi që «studentët me zemër të ndershme duhet të jenë të aftë për të mësuar mjaft, përmes një studimi me të, për të marrë një qëndrim ndaj Jehovait dhe për t’u pagëzuar». Libri është bërë që të mësojë të vërtetën shpejt. Në mënyrë të përmbledhur siguron informacion të veçantë, që mund të nxisë studentët të bëjnë progres frymor. Paraqet të vërtetën në mënyrë pozitive, pa u përqendruar në doktrina false. Për të pasur sukses në përdorimin e këtij instrumenti të ri, ne duhet të bëjmë rivizita tek ata që tregojnë interes.

2 Në qoftë se flet me një person të cilit i mungon besimi në Perëndinë, mund të hapësh librin në ilustrimet e faqes 4 e 5 duke thënë:

◼ «Kur kam qenë këtu herën tjetër, pamë këtë ilustrim të mrekullueshëm të mjedisit të bukur. Diçitura pyet, ‘Çfarë duhet të bësh për t’i gëzuar ato?’ Si do t’i përgjigjeshit? [Lëre të përgjigjet.] Bibla identifikon qartë një prej kërkesave kryesore. [Lexo Gjoni 17:3.] Njohuria është thelbësore për besimin tonë në Perëndinë. Një mënyrë e shkëlqyer prej nga mund të mësojmë çfarë kemi nevojë të njohim, është duke studiuar sistematikisht Biblën.» Kthehu tek kapitulli 1 dhe trego disa mendime inkurajuese në paragrafët 1 deri në 5. Shpjego si drejtohet një studim biblik dhe lër takim për t’u kthyer për të diskutuar më shumë.

3 Në qoftë se do të ktheheni për të vazhduar diskutimin mbi, faktin pse Perëndia i lejon vuajtjet, mund të thuash:

◼ «Herën e fundit që kam qenë këtu, ne folëm rreth [çfarëdo ngjarje ishte]. Pyetja që u ngrit ishte përse Perëndia lejon kaq shumë vuajtje në botë. Në çfarë përfundimi keni arritur? [Lëre të përgjigjet.] Është inkurajuese të dimë që Perëndia nuk është përgjegjës për kushte të tilla të trishtueshme.» Shko në faqet 71-72 në librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe diskuto disa nga pikat biblike të përshkruara në paragrafët 3 deri 5. Kërko të kthehesh përsëri, për të shpjeguar përse mund të jemi të sigurtë që lejimi i vuajtjeve nga Perëndia do të mbarojë shpejt.

4 Në qoftë se je duke u kthyer për të vizituar një prind, i cili është i shqetësuar për problemet familjare, mund të thuash këtë:

◼ «E kuptoj që si prind ju dëshironi më të mirën për fëmijë tuaj. Duke qenë se është e pamundur për t’i ruajtur ata nga çdo gjë që është e keqe, ju keni për t’u mësuar atyre si të përballojnë problemet e jetës. Si mendoni se mund të bëhet? [Lëre të përgjigjet.] Njëra nga gjërat më të rëndësishme që një prind mund të sigurojë është stërvitja.» Shko në faqen 145-146 në librin Njohuria dhe tërhiq vëmendjen në këshillën praktike të Biblës, duke theksuar rëndësinë e saj dhe se si ndjekja e saj mund të jetë një bekim. Lër takim për t’u kthyer përsëri për të treguar si ky libër mund të përdoret për të mësuar më shumë në lidhje me atë se si të kemi një jetë familjare të lumtur.

5 Në qoftë se jeni duke bërë një thirrje ku ju përdorni një prezantim të shkurtër, mund të thuash:

◼ «Nuk ishte kurrë qëllimi i Perëndisë që ne të plakemi dhe të vdesim. Ai donte që ne të jetonim përgjithmonë në një tokë parajsore.» Trego ilustrimin në faqet 188-189. Lexo paragrafin 11 në faqen 184. Bëj parapërgatitje për një tjetër rivizitë.

6 Me të vërtetë, ky libër i ri është një furnizim tjetër nga Jehovai për të ‘shpejtuar’ veprën e grumbullimit në këto ditë të fundit. (Isa. 60:22) Në qoftë se e përdorim në mënyrë të efektshme, ne mund të japim njohuri që mund të ndihmojë dikë për të fituar jetën e përhershme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo