BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/95 f. 2
  • Bëje përparimin tënd të shfaqet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bëje përparimin tënd të shfaqet
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Përparimi yt le të bëhet i dukshëm
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • Ji i vendosur të bësh përparim
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Të rinj: Bëjeni të dukshëm përparimin tuaj!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Bëni që përparimi juaj të duket qartë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 12/95 f. 2

Bëje përparimin tënd të shfaqet

1 Kujto kohën kur për herë të parë dëgjove lajmin e Mbretërisë. Të vërtetat e thjeshta trazuan dëshirën tënde për njohuri dhe kuptueshmëri. Shpejt, ishe i aftë të shihje një nevojë për të bërë ndryshime në mënyrën tënde të jetës, sepse rrugët e Jehovait janë shumë më të larta se rrugët e tua. (Isa. 55:8, 9) Bëre përparime, dedikove jetën tënde dhe u pagëzove.

2 Madje, pasi kishe bërë ca përparim frymor, kishte akoma dobësi për të kapërcyer. (Rom. 12:2) Ndoshta kishe frikë nga njerëzit, e cila të bëri të mos kishe dëshirë për të dalë në shërbimin në fushë. Ose ndoshta nuk arrije të tregoje frytet e frymës së Perëndisë. Në vend se të ndaloje, ishe i vendosur të bëje përparime duke vënë synime teokratike për veten.

3 Që nga dedikimi, mund të kenë kaluar vite të vështira. Duke parë mbrapa, çfarë përparimi mund të shohësh në veten? A ke arritur disa prej synimeve? A ke të njëjtin zell që ‘kishe në fillim’? (Heb. 3:14) Timoteu ishte tashmë një i krishterë i pjekur me vite eksperience, kur Pavli e nxiti atë: «Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.»​—1. Tim. 4:15.

4 Duhet vetëshqyrtim: Kur ne mendojmë mbi rrugën tonë të kaluar, a zbulojmë se ne vazhdojmë të kemi disa dobësi që kishim kur filluam? A kemi dështuar për të arritur disa prej synimeve që kishim vënë? Në qoftë se po, pse? Madje, megjithëse kishim synime të mira, mund t’i kemi shtyrë. Ndoshta kemi lejuar që ankthet e jetës apo presionet e këtij sistemi të na pengojnë.​—Luka 17:28-30.

5 Ndërsa mund të bëjmë pak për të kaluarën, ne sigurisht mund të bëjmë diçka për të ardhmen. Mund të bëjmë një vlerësim të ndershëm të vetes, të përcaktojmë ku kemi nevojë dhe pastaj të shfaqim një përpjekje të përqendruar për t’u përmirësuar. Ndoshta kemi nevojë të bëjmë më shumë për të treguar frytet e frymës, të tilla si vetëkontrollin, butësinë apo dhembshurinë. (Gal. 5:22, 23) Në qoftë se kemi vështirësi për t’ia dalë mbanë me të tjerët ose për të bashkëpunuar me pleqtë, është e rëndësishme që ne të kultivojmë përulësi dhe përulësi të mendjes.​—Filip. 2:2, 3.

6 A mund ta shfaqim përparimin tonë duke arritur privilegje për shërbim? Me një përpjeke mbi të zakonshmen, vëllezërit mund të jenë të aftë të kualifikohen si shërbëtorë ndihmës ose pleq. Disa prej nesh mund të jenë të aftë të regjistrohen si pionierë të rregullt. Për shumë të tjerë, shërbimi si pionier ndihmës mund të jetë një synim i arritshëm. Të tjerë mund të përpiqen për të përmirësuar zakonet e studimit personal, të bëhen pjesmarrës më aktivë në mbledhjet e kongregacionit ose të bëhen më prodhimtarë si lajmëtarë kongregacioni.

7 Sigurisht, është përgjegjësia e secilit prej nesh të vendosë kur nevojitet të bëjë përparime. Mund të jemi të sigurt që përpjekja jonë e sinqertë për të ‘vazhduar drejt pjekurisë’, do të rrisë shumë gëzimin tonë dhe na bën ne anëtarë prodhimtarë të kongregacionit.​—Heb. 6:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo