Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Prill dhe maj: Kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin e përshtatshëm.
◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të shohin aktivitetin e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri ndesh vështirësi në plotësimin e orëve të kërkuara, pleqtë duhet të marrin masat që atij t’i jepet ndihmë.
◼ Kremtimi i Përkujtimit do të mbahet të martën më 2 prill 1996. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më shpejt se perëndimi i diellit, të lutemi kujto se kalimi i bukës dhe i verës në Përkujtim duhet të fillojë vetëm pas perëndimit të diellit. Interesohu në burimet e zonës për të përcaktuar se kur ndodh perëndimi i diellit në zonën tënde. Në atë datë nuk duhet mbajtur asnjë mbledhje tjetër, përveç atyre për shërbimin në fushë. Nëse kongregacioni yt normalisht i zhvillon mbledhjet të martën, mund t’i ndërroni këto në një ditë tjetër të javës nëse Salla e Mbretërisë është në dispozicion.
◼ Lajmëtarët që duan të shërbejnë si pionierë ndihmës në mars, prill dhe maj duhet t’i bëjnë planet e tyre që tani dhe të fillojnë me zbatimin e tyre sa më shpejt. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë që të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe të kenë revista dhe literaturë tjetër të mjaftueshme në dorë.