BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 8
  • Foli për të vërtetën të afërmit tënd

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Foli për të vërtetën të afërmit tënd
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Kërko ata që janë të prirur në mënyrë të drejtë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! revista në kohën e duhur të së vërtetës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Çfarë të themi për revistat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 8

Foli për të vërtetën të afërmit tënd

1 Një nga dy urdhërat më të mëdhenj është: «Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.» (Mat. 22:39) Një dashuri e tillë do të na shtyjë që ta ndajmë me të afërmin tonë gjënë më të mirë që kemi​—të vërtetën që kemi gjetur në Fjalën e Perëndisë. Duke qenë se revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! përforcojnë mesazhin e së vërtetës së Biblës, shpërndarja e këtyre revistave gjatë muajit maj është një mënyrë, për ‘t’i folur për të vërtetën të afërmve tanë’.​—Efes. 4:25, BR.

2 «Zgjohuni!» i muajve prill-qershor duhet të shpërndahet derisa furnizimet tuaja të mbarojnë. Ju mund të filloni prezantimin tuaj duke pyetur:

◼ «Cili është reagimi juaj ndaj një bote pa luftë? [Lëre të përgjigjet.] A e dini se në të vërtetë fetë në botë nxitin luftën dhe vrasjet? [Lëre të përgjigjet.] Në kontrast të mprehtë, vëre se çfarë thotë Bibla për atë që duhet të bëjnë adhuruesit e vërtetë të Perëndisë.» Lexo Isainë 2:2-4 që gjendet në krye të faqes 4 të revistës dhe më pas në faqen 10, lexo paragrafin poshtë nëntitullit «Thirrje atyre që duan paqen». Pastaj, pyet: «A e dini se si do ta bëjë Perëndia këtë? Përgjigjja gjendet në këtë revistë dhe kjo është kopja juaj, që jua ofroj për ta lexuar.»

3 Një argument që ka nxitur shumë debate në opinionin publik, është marrëdhënia midis fesë dhe shtetit. Pra, mund të përdorim Kullën e Rojës së 1 majit 1996, duke thënë:

◼ «Shpesh, edhe në të kaluarën ka pasur probleme midis shtetit dhe feve. Sipas jush, cili duhet të jetë qëndrimi i një besimtari ndaj shtetit? [Lëre të përgjigjet.] Kjo revistë me temë, «Perëndia dhe shteti, paguajini secilit atë që i takon», paraqet pikëpamjen e Biblës. [Hape revistën në faqen 5 dhe lexo shkrimin e cituar nga Romakëve 13:1.] Duke lexuar tërë artikullin, mund të kuptoni se në ç’mënyrë dëshiron Perëndia që t’i nënshtrohemi autoritetit shtetëror.» Ofro revistën, duke shpjeguar rregullin e kontributeve për veprën botërore të predikimit.

4 Kur ofron «Kullën e Rojës» të 15 majit, përpiqu t’i referohesh një lajmi të fundit mbi një ngjarje që ka shkaktuar pasigurinë e njerëzve dhe pastaj pyet:

◼ «Çfarë mendoni ju se do të kërkohej për të na bërë që të ndihemi me të vërtetë të sigurt në këtë jetë? [Lëre të përgjigjet.] Me plot ndershmëri, a është realiste të besojmë tek njerëzit për zgjidhjen e problemeve që përballon njerëzimi? [Lëre të përgjigjet; pastaj lexo Psalmin 146:3.] Psalmisti, menjëherë na jep arsye për të qenë optimistë në lidhje me të ardhmen. [Lexo Psalmin 146:5, 6.] Ky artikull, ‘Siguri e vërtetë, tani dhe përgjithmonë’, shpjegon se përse mund të besojmë se Perëndia Jehova do të sjellë kushte më të mira për tokën.» Ofro mundësinë për të lënë një seri revistash dhe për t’u kthyer për të diskutuar se si është e mundur të gëzojmë një jetë të sigurt që tani.

5 Nëse preferoni një prezantim të shkurtër, ju mund të provoni këtë:

◼ «Shumë veta mendojnë se shumica e revistave të njohura sot paraqesin tepër tregti, seks ose dhunë. [Trego Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!] Ne jemi duke shpërndarë këto revista të shëndetshme, që janë bazuar në Bibël. Ato janë shumë edukative dhe na mësojnë të adhurojmë Perëndinë, të duam të afërmit tanë dhe të mbajmë një sjellje të drejtë. Nëse ju preferoni këtë lloj materiali për të lexuar, jam i sigurt se do të kënaqeni me atë që do të gjeni në këto artikuj.»

6 Nëse jemi të zellshëm në të folurit për të vërtetën me të afërmit tanë, mund të jemi në gjendje t’u sjellim një masë të madhe gëzimi shumë personave.​—Veprat 8:4, 8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo