Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Korrik dhe gusht: Çdonjëra nga broshurat e mëposhtme 32-faqëshe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmo2në!, «Shiqo! Çdo gjë të re krijoj», Qeveria që do të sjellë parajsën, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Kur është e përshtatshme, mund të ofrohen broshurat Frymërat e të vdekurve: A mund të të ndihmojnë apo të të dëmtojnë dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Kongregacionet që kanë në dispozicion Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, mund ta ofrojnë.
◼ Mbikëqyrësi drejtues apo dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të verifikojë llogarinë e kongregacionit më 1 qershor apo sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Njofto kongregacionin se kur është bërë kjo.
◼ Volumet e lidhura Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! për vitin 1996; Kalendari i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 1997; Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë për vitin 1997: kongregacionet duhet të porosisin këto botime, duke përdorur formularin e përshtatshëm të kërkesës për literaturë. Kërkesat për këto botime duhet të vijnë në zyrë brenda fundit të muajit korrik.
Volumet e lidhura do të jenë në dispozicion në këto gjuhë: angleze, frënge, greke, gjermane, italiane, kineze, polake, portugeze, rumune, ruse, sllovene, spanjolle.
Kalendarët do të jenë në dispozicion në këto gjuhë: angleze, frënge, greke, gjermane, italiane, kineze, kroate, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, sllovene, spanjolle, turke.
Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë do të disponohet në gjuhët: amharike, angleze, arabe, bullgare, frënge, greke, gjermane, hindi, iloko, italiane, kineze, kineze (e thjeshtuar), kroate, maqedonase, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, sllovene, spanjolle, shqipe, tagaloge, turke.
Libri vjetor do të jetë në dispozicion në këto gjuhë: angleze, frënge, greke, gjermane, italiane, kineze, polake, portugeze, ruse, spanjolle.
Botimet në gjuhët përveç shqipes duhet të shënohen në «Botime në gjuhë të tjera», duke treguar sasinë për çdo gjuhë veç e veç, si dhe vitin. Këto botime në gjuhë të huaja janë në dispozicion për persona që kanë vërtet nevojë për to. Pleqtë duhet të sigurohen për këtë, para se të dërgojnë kërkesat në formularin e përshtatshëm të kërkesës për literaturë.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: arabe, indoneziane, kiniaruande, kirundi, malteze, puniabe, samoane, tahitiane, tu, tuvaluane
Këndojini lavdi Jehovait (vetëm lirike)—Gjuha: arabe
Treguesi i botimeve Watch Tower 1991-1994—Gjuha: frënge
Kur të vdes një njeri i dashur—Gjuha: majnmare
Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë (format i vogël)—Gjuha: gjeorgjiane
◼ Disketa të reja në dispozicion:
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta: Me referime /Mendjehollësi mbi Shkrimet në disketa 5 1/4-inch—Gjuha: italiane
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Bibla: Histori e saktë, profeci e besueshme—Gjuha: çeke
Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit—Gjuha: arabe, kineze (kantonese), kineze (mandarin), greke, portugeze
Të bashkuar nga mësimi hyjnor—Gjuha: frënge, japoneze, spanjoll