BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/96 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 12/96 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Janar: Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Si një mundësi tjetër, të përdoret çdo libër i vjetër që është në depo. Mars: Sekreti i lumturisë familjare. Si një mundësi tjetër, të përdoret çdo libër i vjetër me 192 faqe, që është në depo.

◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të porositin me kërkesën e literaturës për muajin dhjetor, vëllimet e lidhura të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! për vitin 1996. Vëllimet do të jenë në dispozicion në gjuhën angleze, frënge, greke, gjermane, hollandeze, italiane, japoneze, kineze, koreane, kroate, polake, portugeze, rumune, ruse, spanjolle dhe turke. Derisa vëllimet të jenë në dispozicion dhe transportimi të jetë bërë, ato do të jenë në pritje në listën e kërkesës së kongregacionit. Vëllimet janë botime me kërkesë të veçantë.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar nga ai, duhet të kontrollojë llogarinë e kongregacionit më 1 dhjetor ose sa më shpejt pas kësaj date. Njofto kongregacionin kur kjo të jetë mbaruar.

◼ Përkujtimi për vitin 1998 do të mbahet të shtunën, më 11 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim i datës së Përkujtimit për vitin 1998 është dhënë përpara, sepse kështu vëllezërit mund të bëjnë rezervimet e nevojshme ose kontratat për sallat që janë në dispozicion, kur janë disa kongregacione që përdorin Sallën e Mbretërisë dhe duhet të gjejnë mjedise të tjera. Për shkak të rëndësisë së rastit, në caktimin e oratorit për Përkujtimin, trupi i pleqve duhet të zgjedhë një nga pleqtë më të kualifikuar dhe jo thjesht ta bëjnë me radhë apo të përdorin të njëjtin vëlla çdo vit.

◼ Kaseta të reja në dispozicion

Të këndojmë këngët e Mbretërisë (kasetë teke)—Gjuha: angleze

◼ Kompakt disqe të reja në dispozicion:

Të këndojmë këngët e Mbretërisë—Gjuha: angleze

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo