Trego kujdes të vërtetë për gjithë interesin e gjetur
1 Shpalljes së Mbretërisë anekënd botës së shpejti do t’i vijë fundi e pas kësaj, të gjithë ata «që nuk e njohin Perëndinë» do të vuajnë shkatërrimin. (2. Sel. 1:7-9) Për këtë arsye, kujdesi i vërtetë për jetën e të tjerëve, po e nxit popullin e Jehovait që të arrijë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur me mesazhin e Mbretërisë.—Sof. 2:3.
2 Miliona orë harxhohen çdo muaj, duke kërkuar ata që dëshirojnë ta dëgjojnë «lajmin e mirë për diçka më të mirë». (Isa. 52:7) Në përgjigje të ofertës së literaturës kohët e fundit, shumë individë kanë pranuar kopjet e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! apo broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Kujdesi i vërtetë për këta njerëz duhet të na shtyjë që të vazhdojmë të kultivojmë interesin e gjetur.—Prov. 3:27.
3 Mbaj shënime të sakta: Më shumë do të arrihet, duke mbajtur shënime të plota dhe të sakta lidhur me interesin dhe literaturën e lënë. Informacion i tillë si, emri dhe adresa e të zotit të shtëpisë, dita dhe koha e vizitës, literatura e lënë dhe argumenti i trajtuar do të të ndihmojë që të jesh më i efektshëm gjatë rivizitës. Veç këtyre, nëse shkruan disa komente të bëra nga i zoti i shtëpisë gjatë bisedës së parë, mund të jesh në gjendje t’u referohesh atyre në mënyrë të efektshme, kur vazhdon bisedën gjatë rivizitës.
4 Ji i shpejtë në bërjen e rivizitave: Sa prej atyre që kanë pranuar literaturë nga ti gjatë muajit të fundit, je përpjekur që të vizitosh përsëri? A kanë kaluar javë pa asnjë kontakt të mëtejshëm? Kujdesi i vërtetë për mirëqenien e tyre të përhershme duhet të të nxitë që të kthehesh sa më shpejt që të jetë e mundur, preferohet brenda pak ditësh, kështu që biseda do të jetë ende e freskët në mendje. Duke u kthyer shpejt për të çuar përpara interesin e tyre, mund të jesh në gjendje t’u dalësh para përpjekjeve të Satanait përpara se «ai të vijë e të marrë fjalën që ishte mbjellë në ta».—Mar. 4:15.
5 Përgatitja është thelbësore: Efektshmëria jote në bërjen e rivizitave lidhet drejtpërsëdrejti me faktin se sa je përgatitur. Planifikoje prezantimin tënd para se të shkosh. Në faqen e prapme të fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin prill 1997 jepen disa prezantime, që mund të përdoren me shumë sukses, kur ofron revistat apo broshurën Çfarë kërkon? Gjëja tjetër është të kesh disa ide në mendje, kur kthehesh. Çfarë mund të thuhet kur kultivon interesin? Si mund të fillohet një studim biblik?
6 Kur vazhdojmë bisedën mbi atë se çfarë duhet bërë për të pastruar tokën dhe për ta bërë atë një vend më të mirë për jetesën, mund të thuash:
◼ «Gjatë vizitës sime të mëparshme, ne ishim të mendimit se duhen ndërmarrë hapa të vrullshëm, përpara se toka të mund të bëhet një parajsë paqësore. A mendoni se njerëzit e kanë atë që nevojitet, për të përmbushur këtë detyrë? [Lëre të përgjigjet.] Vëreni ju lutem arsyen përse do të jetë e nevojshme që Perëndia të ndërhyjë në çështjet e njerëzimit.» Lexo Psalmin 37:38. Pastaj, shko në mësimin 5 të broshurës Çfarë kërkon? dhe përdor pjesë të zgjedhura nga paragrafët 4-5, për të treguar se si do ta përmbushë Perëndia këtë profeci. Vazhdo duke ofruar një studim biblik me broshurën.
7 Nëse keni diskutuar mbi Mbretërinë e Perëndisë dhe ke lënë broshurën «Çfarë kërkon?» në vizitën e parë, kur të kthehesh mund të thuash diçka të tillë:
◼ «Kur folëm herën e fundit, ne e identifikuam Mbretërinë e Perëndisë si një qeveri reale që do të sundojë mbi gjithë tokën. Bibla tregon se sundimtar i saj do të jetë Krishti Jezu. A mund të imagjinoni ndonjë dobi në pasjen e kësaj lloj qeverie dhe të këtij lloj drejtuesi?» Lëre të përgjigjet. Hap broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 6. Duke përdorur pika të zgjedhura nga paragrafët 6-7 dhe ilustrimin në faqen 13, trego se çfarë do të bëjë për njerëzimin në të ardhmen Mbretëria e Perëndisë. Lexo Danielin 2:44 dhe nëse është e përshtatshme, prezanto librin Njohuria dhe ofro një studim biblik.
8 Nëse gjen dikë që e pranon se fetë e botës kanë krijuar probleme për njerëzimin, gjatë rivizitës mund t’i bësh këtë pyetje:
◼ «A e keni pyetur ndonjëherë veten se si mund ta dimë se cila fe ka miratimin e Perëndisë? [Lëre të përgjigjet.] Kjo broshurë, Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, jep shenjat identifikuese të fesë së vërtetë.» Shko në mësimin 13 dhe thekso pesë pikat e shkruara me gërma të pjerrëta në paragrafët 3-7. Mund të vazhdosh, duke thënë: «Përveçse të gjejmë fenë e vërtetë, ne duhet të gjejmë edhe se çfarë kërkon Perëndia prej nesh individualisht.» Lexo Gjonin 4:23, 24. Ofro për të biseduar më tej lidhur me këtë. Shko në mësimin 1 të broshurës dhe demonstro se si studiojmë ne.
9 Kur kthehesh për të vazhduar një bisedë mbi lumturinë familjare, mund të thuash diçka të ngjashme me sa vijon:
◼ «Kur u takuam për herë të parë, ndava me ju sekretin e lumturisë familjare, i cili është zbatimi i këshillës që gjejmë në Fjalën e Perëndisë, Biblën. Kur vjen puna për t’iu drejtuar nevojave të një familjeje moderne, a besoni se Bibla është jashtë kohe apo e kohës?» Lëre të përgjigjet. Prezanto librin Njohuria. Shko në kapitullin 2 dhe lexo citimin e paragrafit 13. Duke përdorur pikat e paragrafit 3, ofro një studim biblik familjar.
10 Duke mbajtur shënime të sakta, duke bërë përgatitje thelbësore dhe duke u kthyer shpejt, për të çuar përpara interesin e tyre, ne mund të demonstrojmë atë lloj dashurie për të afërmin, që do t’i tërheqë ata drejt rrugës së shpëtimit.—Mat. 22:39; Gal. 6:10.