Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në Shtator: Sekreti i lumturisë familjare. Tetor: Kopje individuale të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Në rivizitat ku gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Duke filluar në pjesën e dytë të muajit, do të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35. Nëntor: Do të vazhdojë shpërndarja e Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35. Kongregacionet që përfundojnë territorin e tyre duke arritur pronarët në çdo shtëpi apo banesë me një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 mund të ofrojnë librin Njohuria. Dhjetor: Libri im i tregimeve biblike.
◼ Mbikëqyrësi drejtues apo dikush tjetër i caktuar prej tij duhet të kontrollojë llogarinë e kongregacionit më 1 shtator apo sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Njofto kongregacionin kur kjo është bërë.
◼ U kujtohet pleqve të ndjekin udhëzimet e dhëna në faqet 27-29 të Kullës së Rojës të gushtit 1991, në lidhje me çdo person të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar, i cili mund të ketë prirje për t’u rivendosur.
◼ Ata që shoqërohen me një kongregacion, duhet të dërgojnë të gjitha pajtimet e reja dhe të ripërtërira për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë edhe pajtimin e tyre personal, nëpërmjet kongregacionit.
◼ Shoqata nuk plotëson kërkesa individule për literaturë të lajmëtarëve. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që çdo herë, përpara se kërkesa për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, të jepet një njoftim, në mënyrë që të gjithë të interesuarit për të marrë literaturë personale mund të vënë në dijeni vëllain që merret me literaturën. Ju lutemi mbani parasysh se cilat janë ato botime që kërkohen me kërkesë të veçantë.
◼ Kur bëhet kërkesa për literaturë, kongregacionet duhet të mbajnë parasysh se CD-ROM e Shoqatës nuk duhet të shpërndahet në mënyrë të pakujdesshme. Ajo është në mënyrë kryesore për përdorim nga lajmëtarët.
◼ «Kutia e pyetjes» në Shërbimi ynë i Mbretërisë të majit 1997 këshillonte që të jemi të kujdesshëm në lidhje me daljen së bashku në shërbim me lajmëtarët e seksit të kundërt. Ka arsye të mira për të gjithë, që të përdorim një gjykim të mirë në këtë çështje. Kjo nuk do të thotë se mbikëqyrësi udhëtues apo edhe vëllezërit e tjerë nuk duhet të dalin në shërbimin në fushë me motra. Përkundrazi, u shpreh mendimi që nuk është e mençur për një vëlla të kalojë kohë rregullisht vetëm me të njëjtin person të seksit të kundërt me të cilin nuk ka lidhje familjare.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Një libër për të gjithë njerëzit—Gjuha: kineze, kineze e thjeshtë, angleze, franceze, greke, italiane, koreane, portugeze, spanjolle, vietnameze.
Gëzo jetën familjare (Fletushka Nr. 21)—Gjuha: lituane
Gëzo jetën përgjithmonë në tokë!—Gjuha: tibetiane
Ferri: A është pjesë e drejtësisë hyjnore? (Fletushka Nr. 74)—Gjuha: arabe
Si të filloni dhe të vazhdoni biseda biblike—Gjuha: gujarate
Dëshmitarët e Jehovait në shekullin e njëzetë—Gjuha: vietnameze
Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: bullgare, mainmare
A duhet të besosh në trinitet?—Gjuha: perse
Bibla: Fjala e Perëndisë apo e njeriut?—Gjuha: sllovake
Emri hyjnor që do të qëndrojë përgjithmonë—Gjuha: arabe
Sekreti i lumturisë familjare—Gjuha: turke, urdu
Treguesi i botimeve Watch Tower 1996—Gjuha: angleze