A je një dëshmitar në shërbim të plotë kohor?
1 A do t’i përgjigjesh me po, kësaj pyetjeje? Megjithëse jo të gjithë shërbëtorët e dedikuar të Jehovait mund të regjistrohen në shërbimin e plotë kohor, a nuk është e arsyeshme të presim që secili prej nesh duhet ta konsiderojë veten si një dëshmitar i tij në shërbim të plotë kohor? Natyrisht që duhet.
2 Është e pamundur të jesh i krishterë vetëm një pjesë të kohës. Jezui tha për Atin e tij: «Bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.» (Gjoni 8:29) Pavli, që mendoi në të njëjtën mënyrë, na nxit që «të gjitha t’i bëjmë për lavdinë e Perëndisë». (1. Kor. 10:31) Prandaj, secili prej nesh duhet ta konsiderojë veten si Dëshmitar i Jehovait në shërbim të plotë kohor. Një mënyrë e tillë të menduari do të ndikojë për mirë mbi ne, në çdo aktivitet që ndjekim.
3 Merr në konsideratë dëshminë e jashtme: Pamja jonë e jashtme, mënyra e të folurit dhe e sjelljes mund t’u tregojë njerëzve të tjerë se ne jemi me të vërtetë Dëshmitarë të Jehovait. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën për një pamje të jashtme modeste, të folur të shëndetshëm dhe sjellje të mirë në çdo rast që jemi të angazhuar në shërbimin në fushë apo pjesëmarrje në mbledhjet e krishtere. Megjithatë, nëse jemi duke shkuar në shkollë, duke punuar në një punë botërore, apo duke marrë pjesë në dëfrim, çdo gjë rreth nesh duhet të japë dëshmi se ne jetojmë me anë të normave të drejta të Jehovait.
4 Jezui tha: «Një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet. . . . Le të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira [shkëlqyera, BR] dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.» (Mat. 5:14-16) Kjo duhet të jetë e vërtetë në çdo gjë që bëjmë dhe gjatë gjithë kohës. Nëse gjithmonë kuptojmë se jemi pa dëshirë në dhënien e dëshmisë për shkak të vendit ku jemi dhe të asaj çfarë po bëjmë, ne duhet të pyesim veten: ‘A po i shërbej Jehovait në kohë të pjesshme apo në kohë të plotë?’ Le të mos lëmë kurrë asnjë rast pa shfrytëzuar për të biseduar me të tjerët rreth lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë.
5 Kujto; ne nderojmë dhe kënaqim Jehovain kur mund t’i përgjigjemi pyetjes, «A je një shërbëtor në kohë të plotë?» me një «Po» kumbuese!