BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/98 f. 3
  • «Jehovai është ndihmuesi im»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Jehovai është ndihmuesi im»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • A e kam bërë frymën e shenjtë ndihmësin tim personal?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Dashuria përforcon guximin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Kini guxim!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • ‘Të jemi të fortë dhe guximtarë!’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 2/98 f. 3

«Jehovai është ndihmuesi im»

1 Kur Jezui ngarkoi dishepujt e tij të parë, ai u tha atyre: «Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve.» (Mat. 10:16) A shkaktoi kjo që ata të shqetësoheshin dhe të tërhiqeshin? Jo. Ata adaptuan qëndrimin që apostulli Pavël shprehu më vonë, kur u tha bashkë të krishterëve: «Kështu mund të themi me plot besim: ‘Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë. Çdo të më bëjë njeriu?’» (Hebr. 13:6) Ata ishin të gëzuar, sepse ishin llogaritur të denjë për t’u çnderuar në favor të emrit të Jezuit dhe vazhduan pa pushim të mësonin e të shpallnin lajmin e mirë.​—Vep. 5:41, 42.

2 Sot, vepra mbarëbotërore e predikimit është në fazën e saj përfundimtare. Tamam si parashikoi Jezui, ne jemi bërë objekt urrejtjeje nga të gjitha kombet. (Mat. 24:9) Vepra jonë e predikimit është kundërshtuar e tallur dhe në disa vende madje është ndaluar. Nëse do të na mungonte besimi do të ndiheshim të druajtur. Megjithatë, fakti që dimë se Jehovai është ndihmuesi ynë, na freskon dhe na forcon për të ngulmuar.

3 Kuraja është cilësia e të qenët i fortë, i guximshëm, trim. Është e kundërta e frikës, druajtjes, burracakërisë. Dishepujt e Jezuit kishin gjithmonë nevojë për kurajë për të duruar. Është jetësore nëse duhet të shmangim të qenët të shkurajuar nga qëndrimet dhe veprimet e botës, që është në armiqësi me Perëndinë. Sa inkurajuese është për ne që të mendojmë për shembullin e shkëlqyer të Jezuit, të atij që mundi botën! (Gjoni 16:33) Kujtoni, gjithashtu, apostujt që përballë sprovave të rënda deklaruan guximshëm: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar në vend se njerëzve.»​—Vep. 5:29, BR.

4 Ne nuk jemi lloji që sprapsemi: Ne duhet të përpiqemi të mbajmë një qëndrim pozitiv ndaj veprës sonë. (Hebr. 10:39) Mbaj gjithmonë në mend se ne jemi dërguar nga Jehovai si një shprehje e dashurisë dhe e mëshirës së tij ndaj të gjithë njerëzve. Ai nuk u kërkon asnjëherë shërbëtorëve të tij që të bëjnë diçka që nuk shërben për një qëllim të dobishëm. Çdo gjë që jemi caktuar ta bëjmë, në fund të fundit, do të jetë për të mirën e atyre që duan Perëndinë.​—Rom. 8:28.

5 Një pikëpamje optimiste do të na ndihmojë që të vazhdojmë të kërkojmë në territorin tonë njerëzit ngjashëm deleve. Ne mund ta shohim apatinë që shfaqin njerëzit si një shprehje të zhgënjimit dhe të gjendjes së pashpresë të tyre. Le të lëmë dashurinë tonë që të na nxitë për të qenë të ndjeshëm dhe të durueshëm. Sa herë që lëmë literaturë apo ndryshe diktojmë një shkëndijë interesi, synimi ynë duhet të jetë për të bërë menjëherë një rivizitë dhe për të stimuluar interesin e mëtejshëm. Nuk duhet të dyshojmë asnjëherë në aftësinë tonë për të filluar një studim biblik ose për të qenë të efektshëm në mbajtjen e tij. Në vend të kësaj, ne duhet vazhdimisht dhe në lutje të kërkojmë ndihmën dhe drejtimin e Jehovait, duke qenë të sigurt se ai do të na ndihmojë.

6 Ne besojmë fortësisht që Jehovai do ta kryejë veprën deri në plotësimin e saj. (Krahaso Filipianëve 1:6.) Besimi i padiskutueshëm në të, si Ndihmuesi ynë, na forcon, kështu që ‘nuk dorëzohemi së bëri atë që është e shkëlqyer’.​—Gal. 6:9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo