BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/98 f. 1
  • Fryma e Jehovait është me ne

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fryma e Jehovait është me ne
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Fryma e shenjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ec sipas frymës dhe do të jetosh në lartësinë e kushtimit tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Si vepron sot fryma e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 5/98 f. 1

Fryma e Jehovait është me ne

1 Si Dëshmitarë të Jehovait, ne kemi një caktim të jashtëzakonshëm. Jezui tha: «Në të gjitha kombet duhet predikuar së pari lajmi i mirë.» (Mar. 13:10, BR) E parë nga një pikëpamje njerëzore kjo do të dukej e pamundur, por nuk është ashtu. Ne kemi forcën më të fuqishme në univers që na mbështet, frymën e Perëndisë.—Mat. 19:26.

2 Dëshmi gjatë shekullit të parë: Duke ia aplikuar vetes profecinë e Isaisë, Jezui tha: «Fryma e Jehovait është mbi mua . . . për të shpallur lajmin e mirë.» (Luka 4:17, 18, BR) Përpara se të ngjitej në qiell ai u tha apostujve të tij se edhe ata do të fuqizoheshin nga fryma e shenjtë për të dëshmuar «në pjesët më të largëta të tokës». Pas kësaj, Filipi u drejtua nga fryma e shenjtë për t’i predikuar një zyrtari të oborrit etiopian; fryma e dërgoi Pjetrin te një centurion romak dhe e drejtoi Pavlin e Barnabën për t’u predikuar kombeve johebreje. Kush do ta mendonte se njerëz me prejardhje të tillë do t’i përgjigjeshin të vërtetës? Por ata e bënë.—Vep. 1:8, BR; 8:29-38; 10:19, 20, 44-48; 13:2-4, 46-48.

3 Dëshmi në kohë moderne: Libri i Zbulesës thekson përfshirjen e frymës së shenjtë në veprën e sotme të predikimit duke thënë: «Fryma dhe nusja vazhdojnë të thonë: ‘Eja!’ . . . Kushdo që dëshiron, le ta marrë falas ujin e jetës.» (Zbul. 22:17, BR) Fryma e ka nxitur klasën e nuses së Krishtit dhe shokët e tyre, «delet e tjera», që t’u predikojnë lajmin e mirë të gjithë popujve. (Gjoni 10:16, BR) Ne duhet të jemi të guximshëm në predikimin tonë e kurrë të mos ngurrojmë t’u afrohemi njerëzve të çdo lloji, gjithmonë të sigurt se fryma e Perëndisë do të na ndihmojë. Libri vjetor 1998 (angl.), siguron dëshmi bindëse se fryma e Perëndisë vazhdon të jetë me shërbëtorët e tij. Shiko rezultatin! Gjatë dy viteve të kaluara të shërbimit, mesatarisht mbi 1.000 lajmëtarë pagëzoheshin çdo ditë.

4 Ji i sigurt se fryma e Perëndisë do të vazhdojë të jetë me ne, ndërsa predikojmë mesazhin e Mbretërisë deri në masën që cakton Jehovai. Kjo njohuri duhet të na inkurajojë dhe motivojë që të vazhdojmë ta ushtrojmë veten në mënyrë të fuqishme në veprën më të rëndësishme, atë të Mbretërisë.—1. Tim. 4:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo