Çfarë planesh ke për në verë?
1 A nuk është e vërtetë se ka më shumë të ngjarë t’i arrijmë synimet tona të vlefshme, kur planifikojmë se si ta përdorim në mënyrën më të mirë kohën që kemi në dispozicion? Periudha e verës na ofron mundësi të ndryshme për të çuar më tej interesat teokratike. (Prov. 21:5) Cilat janë disa prej këtyre?
2 Kongresi «Udha hyjnore e jetës» është një ngjarje që të gjithë duhet ta përfshijmë në planet tona. Siguro kohë të lirë nga puna ose shkolla, në mënyrë që të jesh i pranishëm në secilën ditë të kongresit. Rezervo diçka për strehimin dhe merr masa për udhëtimin disa kohë më përpara.
3 Përse të mos planifikosh ta rritësh aktivitetin tënd të shërbimit në fushë gjatë periudhës së verës? Ditët më të gjata dhe moti më i ngrohtë, mund të të lejojnë të shpenzosh më shumë kohë në veprën e predikimit. Pushimet e shkollës u japin të rinjve mundësinë për të shërbyer si pionierë ndihmës gjatë një ose më shumë muajve të verës. Të tjerët, gjithashtu, mund të planifikojnë më përpara për të shërbyer si pionierë ndihmës në gusht, i cili ka pesë fundjavë të plota. Këtë gusht, ndërsa mbyllim vitin e shërbimit, do të bëhet një përpjekje e veçantë, me qëllim që secili të marrë pjesë në mënyrë sa më të plotë që është e mundur në shërbim.
4 A mendon të ndihmosh një kongregacion fqinj që i nevojitet ndihmë për të mbuluar territorin e tij? Mbikëqyrësi qarkor mund të informojë pleqtë në lidhje me nevojat në zonën tënde. Ose nëse je i kualifikuar dhe do të të pëlqente t’i drejtoheshe Shoqatës për të mbuluar territorin e punuar rrallë ose të pacaktuar, merr një kërkesë nga pleqtë e kongregacionit tënd. Nëse do të shkosh për pushime larg nga shtëpia, planifiko të ndjekësh mbledhjet dhe të marrësh pjesë në shërbimin në fushë me kongregacionin e asaj zone. Nëse viziton të afërmit që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait, përgatit që më parë mënyra se si mund ta ndash të vërtetën me ta.
5 Çfarë planesh ke për në verë? Pa dyshim që dëshiron ta freskosh veten fizikisht. Por mos e lër pa vënë re mundësinë më të rëndësishme që ekziston për të gjallëruar veten frymësisht, duke vazhduar të vendosësh Mbretërinë në vend të parë në jetën tënde.—Mat. 6:33; Efes. 5:15, 16.