Njoftime
◼ Oferta e literaturës për shtatorin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Tetor: Kopje individuale të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni!. Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Nëntor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Dhjetor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që është e mundur pas kësaj date. Bëj një njoftim në kongregacion kur kjo gjë të jetë bërë.
◼ Pleqve u kujtohet që të ndjekin udhëzimet e dhëna në Kullën e Rojës, gusht 1991, faqet 27-29, në lidhje me ndonjë të përjashtuar apo të vetëpërjashtuar, që mund të ketë prirje për t’u rivendosur.
◼ Ata që shoqërohen me kongregacionin, duhet të dërgojnë përmes tij, çdo pajtim të ri dhe të përsëritur për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë edhe pajtimet e tyre personale.
◼ Shoqata nuk i plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet ta rregullojë që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, kështu që të gjithë të interesuarit për të marrë literaturën personale mund të njoftojnë vëllain përgjegjës për literaturën. Të lutemi mbaj mend se për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.
◼ Botime të reja në dispozicion:
A ka një Krijues që interesohet për ju?—Gjuha: angleze, franceze, greke, italiane, kineze, kineze (e thjeshtuar) koreane, portugeze, spanjolle, shqipe, vietnameze.
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?—Gjuha: angleze, franceze, greke, italiane, kineze, kineze (e thjeshtuar), koreane, portugeze, spanjolle, shqipe, vietnameze.