Ne nxorëm dobi nga kongreset «Udha hyjnore e jetës»
1 Vetëm pak muaj më parë po bënim plane për të ndjekur kongreset krahinore dhe ndërkombëtare «Udha hyjnore e jetës». Tani ato janë bërë momente të paharrueshme në historinë e organizatës. Ne gëzuam plotësisht ushqimin e pasur frymor që morëm në këto mbledhje të jashtëzakonshme.
2 Aspekti ndërkombëtar i kongreseve të këtij viti ishte me të vërtetë drithërues. Pavarësisht nëse ishin ose jo të pranishëm misionarë dhe delegatë të tjerë nga vendet e huaja, të gjithë dëgjuam përvoja të shkëlqyera në pjesën me titull «Shërbimi në fushën misionare», e cila u mbajt të premten pasdite. Informacioni i përditësuar «Raporte mbi progresin e veprës së korrjeve» nga e gjithë bota, ishte shumë inkurajues.
3 Botime të reja të mrekullueshme: Fjalimi i fundit i së premtes, i dha përgjigje pyetjes së bërë nga shumë njerëz që nuk e njohin të vërtetën: «A ka jetë pas vdekjes?» Fjalimi shumë interesant u mbyll me prezantimin e një broshure të re, Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Deri tani pa dyshim që e kemi lexuar atë dhe mund të vërejmë se sa e vlefshme do të jetë për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë të vërtetën rreth gjendjes së të vdekurve dhe për t’i ngushëlluar të pikëlluarit me shpresën e ringjalljes.
4 Programi i së shtunës pasdite përfundoi me fjalimin: «Krijuesi: Personaliteti dhe udhët e tij.» Ai na çoi në mënyrë logjike në përfundimin se duhet të ekzistojë një Krijues. Si një ndihmë për ne që t’i ndihmojmë të tjerët ta çmojnë këtë fakt, u prezantua libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Ndërsa na rrit besimin që kemi në Jehovain dhe çmueshmërinë për personalitetin dhe udhët e tij, libri është caktuar veçanërisht për ata që megjithëse kanë një arsimim të lartë, mund të mos besojnë në Perëndi.
5 Një rezolutë e përzemërt: Fjalimi përfudimtar i kongresit theksoi nevojën që të gjithë ne të «Vazhdojmë të ecim në udhën e Jehovait». Sa e përshtatshme ishte shpallja publikisht në rezolutë e vendosmërisë sonë individuale për t’iu përmbajtur, për të mbrojtur dhe mbështetur gjithmonë superioritetin e Udhës hyjnore të jetës! (Isa. 30:21) Tani, duhet të jemi të vendosur që të jetojmë në lartësinë e këtyre zgjedhjeve që kemi bërë. Çfarë forcimi të shkëlqyer frymor morëm duke ndjekur Kongresin «Udha hyjnore e jetës»!