Ata mund ta shohin që ne jemi të ndryshëm
1 Vitin e fundit, mbi 300.000 veta u bashkuan me ne duke u pagëzuar. Çfarë kanë parë këta njerëz te Dëshmitarët e Jehovait që i ka bërë të duan të jenë pjesë e organizatës së Perëndisë? Pse shquhemi si të ndryshëm nga fetë e tjera? Ja disa përgjigje të qarta:
—Ne i qëndrojmë besnikë Biblës në vend se opinioneve personale: Ne e adhurojmë Perëndinë Jehova «në frymë dhe në të vërtetën», ashtu siç na tha Jezui të bëjmë. Kjo nënkuptonte hedhjen poshtë të gënjeshtrave fetare dhe pajtimin me Fjalën e shkruar të Perëndisë.—Gjoni 4:23, 24; 2. Tim. 3:15-17.
—Ne shkojmë te njerëzit në vend se të presim që ata të vijnë te ne: Ne kemi pranuar caktimin që na ka ngarkuar Krishti për të predikuar e mësuar dhe imitojmë shembullin e tij, duke kërkuar njerëz me zemër të ndershme. Ne i kërkojmë ata në shtëpitë e tyre, në rrugë ose kudo që të jenë.—Mat. 9:35; 10:11; 28:19, 20; Vep. 10:42.
—Ne sigurojmë mësim biblik pa pagesë për çdo njeri: Ne i harxhojmë burimet dhe energjitë tona pa kursim, duke i kushtuar shërbimit të Perëndisë mbi një miliard orë çdo vit. Në mënyrë të paanshme ne studiojmë Biblën me çdo lloj njeriu.—Mat. 10:8; Vep. 10:34, 35; Zbul. 22:17.
—Jemi të stërvitur mirë për të ndihmuar njerëzit frymësisht: Nëpërmjet studimit tonë personal të Biblës dhe udhëzimeve të siguruara në mbledhjet e kongregacionit, asambletë dhe kongreset, ne marrim një arsimim të vazhdueshëm që s’ka të çmuar, i cili na aftëson të ndriçojmë të tjerët frymësisht.—Isa. 54:13; 2. Tim. 2:15; 1. Pjet. 3:15.
—Ne e marrim të vërtetën me seriozitet, duke e zbatuar atë në jetën tonë të përditshme: Për shkak të dashurisë që kemi për Perëndinë, ne bëjmë ndryshime, duke e vënë jetën tonë në harmoni me vullnetin e tij. Personaliteti ynë i ri ngjashëm Krishtit, i tërheq të tjerët drejt së vërtetës.—Kolos. 3:9, 10; Jak. 1:22, 25; 1. Gjon. 5:3.
—Ne mundohemi të jetojmë dhe punojmë në paqe me të tjerët: Kultivimi i cilësive hyjnore na ndihmon që të kontrollojmë veprimet dhe të folurin tonë. Ne ‘kërkojmë paqen dhe e ndjekim atë’ me të gjithë njerëzit.—1. Pjet. 3:10, 11; Efes. 4:1-3.
2 Shembujt e mënyrës së krishterë të të jetuarit që njerëzit shohin në organizatën e Jehovait, i nxitin shumë prej tyre që të pranojnë të vërtetën. Le të kenë shembujt tanë personalë të njëjtin ndikim mbi ata që na njohin dhe na shohin!