Njoftime
◼ Oferta e literaturës për janarin: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë ose Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? Nëse kongregacionet nuk i kanë këta libra, mund t’i porositin. Shkurt: Sekreti i lumturisë familjare. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Prill: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike.
◼ Të gjithë lajmëtarët e pagëzuar që janë të pranishëm në Mbledhjen e Shërbimit, në javën që fillon më 10 janar mund të marrin kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm si edhe Kartën e Identitetit për fëmijët e tyre.
◼ Duke filluar në shkurt dhe jo më vonë se 5 mars, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësin qarkor do të jetë: «Harmagedoni i vërtetë: Përse? Kur?»
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e duhura për të mbajtur Përkujtimin, që këtë vit do të jetë të mërkurën më 19 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më shpejt, kalimi i emblemave të Përkujtimit nuk duhet të fillojë përpara perëndimit të diellit. Duhet kërkuar nga burimet lokale për të përcaktuar se kur do të ndodhë perëndimi i diellit në zonën tonë. Megjithëse parapëlqehet që secili kongregacion ta mbajë Përkujtimin më vete, kjo gjë mund të mos jetë gjithmonë e mundur. Kur një numër kongregacionesh përdorin normalisht të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose disa kongregacione mund të sigurojnë një sallë tjetër për atë mbrëmje. Aty ku është e mundur, sugjerojmë një minimum prej 40 minutash midis programeve, që të gjithë të mund të nxjerrin dobi të plotë nga rasti, duke lënë kohë për të përshëndetur vizitorët dhe për të inkurajuar të sapointeresuarit. Duhen marrë parasysh edhe problemet e trafikut dhe të parkimit, duke përfshirë zbritjen dhe hipjen e pasagjerëve. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat rregullime do të ishin më të mirat në shkallë lokale.
◼ Fjalimi special publik për sezonin e Përkujtimit për vitin 2000, do të mbahet të dielën më 16 prill. Tema e fjalimit do të jetë «Përse njerëzimi ka nevojë për një shpërblesë?». Do të sigurohet skema e tij. Kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor, asamblenë qarkore ose asamblenë speciale njëditore, fjalimin special do ta kenë javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special përpara datës 16 prill, 2000.