Njoftime
◼ Oferta e literaturës për shkurtin: Sekreti i lumturisë familjare. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike.
◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë aktivitetin e të gjithë pionierëve të rregullt të kongregacionit. Nëse ndonjëri po has vështirësi në plotësimin e kuotës së orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihma e nevojshme. Për sugjerime të mëtejshme, rishiko letrat vjetore të Shoqatës S-201, të datës 1 tetor. Shiko edhe paragrafët 12-20 të shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, gusht 1986, anglisht.
◼ Dëshirojmë t’ju kujtojmë që kur të plotësoni formularin për kërkesën e literaturës (S-14), tri faqet e para duhet t’i përdorni për të porositur botimet në gjuhën shqipe, ndërsa faqen e fundit mund ta përdorni vetëm për botimet në gjuhë të huaj.
◼ Libri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë dhe broshura Frymërat e të vdekurve: A mund të të ndihmojnë apo të të dëmtojnë? nuk do të shtypen më në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, ju lutemi të mos i porositni ato në kërkesën tuaj mujore të literaturës.
◼ Duke nisur me javën që fillon më 17 prill të vitit 2000, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të studiojmë librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!