BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/01 f. 1
  • «Le të ndriçojë drita juaj»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Le të ndriçojë drita juaj»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • «Le të ndriçojë drita juaj» për t’i dhënë lavdi Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Drita hyjnore e largon errësirën!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Ndiqni dritën e botës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 1/01 f. 1

«Le të ndriçojë drita juaj»

1 Bota përreth nesh është në errësirë moralisht dhe frymësisht. Drita e së vërtetës i nxjerr në shesh «veprat e pafrytshme» të errësirës në mënyrë që këto pengesa vdekjeprurëse të mund të shmangen. Prandaj, apostulli Pavël i nxiti të krishterët: «Vazhdoni të ecni si fëmijë të dritës.»​—Efes. 5:8, 11.

2 «Frytet e dritës» janë në kontrast të thellë me errësirën e botës. (Efes. 5:9) Për të prodhuar këto lloj frytesh kërkohet të jemi shembuj të shkëlqyer në jetën si të krishterë, të jemi lloji i personave që Jezui miraton. Gjithashtu, duhet të tregojmë cilësi të tilla si dedikimi me gjithë shpirt, sinqeriteti dhe entuziazmi për të vërtetën. Këto fryte duhen shfaqur në jetën tonë të përditshme dhe në shërbimin tonë.

3 Të ndriçojmë në çdo rast: Jezui u tha dishepujve të tij: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve.» (Mat. 5:16) Ashtu si Jezui, ne e pasqyrojmë dritën e Jehovait duke predikuar rreth Mbretërisë së Perëndisë dhe qëllimeve të tij. Ne shkëlqejmë si ndriçues kur i vizitojmë njerëzit në shtëpi, kur e përhapim të vërtetën në punë, në shkollë, ndër fqinjët tanë ose kudo ku kemi mundësi.​—Filip. 2:15.

4 Jezui tha se disa do ta urrenin dritën. (Gjoni 3:20) Prandaj, nuk shkurajohemi kur shumica refuzojnë të lejojnë që «ndriçimi i lajmit të mirë të lavdishëm për Krishtin» të depërtojë tek ata. (2 Kor. 4:4) Jehovai lexon zemrën e njerëzve dhe nuk do që praktikuesit e padrejtësive të gjenden mes popullit të tij.

5 Kur ndjekim udhët e Jehovait dhe gjejmë kënaqësi në dritën frymore, mund t’ua pasqyrojmë atë të tjerëve. Nëse ata e kuptojnë nga sjellja jonë se ‘zotërojmë dritën e jetës’, atëherë mund të motivohen edhe vetë për të bërë ndryshimet e nevojshme, me qëllim që të bëhen përhapës të dritës.​—Gjoni 8:12.

6 Duke e lënë dritën tonë të ndriçojë, ne i sjellim lavdi Krijuesit tonë dhe i ndihmojmë personat e sinqertë që ta njohin atë dhe të fitojnë shpresën e jetës së përhershme. (1 Pjet. 2:12) Pasi ne kemi dritën, le ta përdorim atë për të ndihmuar të tjerë që të dalin nga errësira frymore dhe të bëjnë vepra që i përkasin dritës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo