BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/01 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 2/01 f. 7

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për shkurtin: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? ose çdo libër më të vjetër me 192 faqe që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjendet interes, gjatë rivizitave mund të ofrohen pajtime. Ofro librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo, të bëhet një njoftim në kongregacion, pasi të jetë lexuar raporti vijues i llogarisë.

◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit, duhet të rishikojnë aktivitetin e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri po has vështirësi në plotësimin e kuotës së orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihmë. Për sugjerime të mëtejshme, rishiko letrat vjetore të Shoqatës S-201 të datës 1 tetor. Shih edhe paragrafët 12-20 të shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, gusht 1986, anglisht.

◼ Kur punojnë një territor të pacaktuar, lajmëtarët mund të ofrojnë librin Njohuria ose broshurën Çfarë kërkon? Nëse pronari i shtëpisë i ka këto dy botime, mund të ofrohet ndonjë botim tjetër. Të gjithë duhet të mbajnë me vete fletushka të ndryshme për ata që nuk janë në shtëpi ose për individët që nuk e pranojnë literaturën. Duhen bërë përpjekje për ta ndjekur interesin e gjetur, veçanërisht kur territoret e pacaktuara mund të punohen nga pionierë specialë ose mund të arrihen lehtë nga kongregacione të afërta.

◼ Ju lutemi vini re se Përkujtimi për vitin 2002 do të jetë të enjten më 28 mars, pas perëndimit të diellit, dhe jo të premten më 22 mars, siç është treguar në fund të Kalendar 2001.

◼ Në muajin nëntor 2000, përfundoi seria e 9 asambleve speciale njëditore të mbajtura në Shqipëri. Një maksimum i ri prej 4.169 personash kanë marrë pjesë në këto asamble. 106 janë pagëzuar.

◼ Në asamblenë speciale njëditore që u mbajt në Prishtinë, Kosovë, ishin të pranishëm 139 persona dhe 1 vetë u pagëzua.

◼ Më 1 nëntor 2000, u emëruan dy kongregacione të reja: Tiranë Kamza dhe Durrës Plazhi. Po ashtu, më 1 dhjetor 2000 u emërua kongregacioni i Ballshit. Me këto emërime, numri i kongregacioneve në Shqipëri është rritur në 51.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Profecitë e Isaisë​—Dritë për të gjithë njerëzimin I​—Gjuha: arabe, çeke, finlandeze, gjermane, gjeorgjiane, hungareze, kroate, rumune, serbe, sranantongo, shqipe, ukrainase

Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata? Çfarë besojnë?​—Gjuha: koreane, portugeze, vietnameze

Udhëheqja e Perëndisë​—Rruga jonë për në Parajsë​—Gjuha: serbe

Indeksi i botimeve Watch Tower 1986-1990​—Gjuha: kroate

Indeksi i botimeve Watch Tower 1996-1997​—Gjuha: ruse

Indeksi i botimeve Watch Tower 1999​—Gjuha: japoneze

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?​—Gjuha: kineze (fonetike), malagaziane, malteze, sango

Çfarë ndodh me ne kur vdesim?​—Gjuha: tigrinia

Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka nr. 22)​—Gjuha: tigrinia

Ti mund të jesh miku i Perëndisë!​—Gjuha: amharike, armene lindore, bullgare, çeke, daneze, finlandeze, fixhiane, gjermane, hebraike, hungareze, iloke, kamboxhiane, kroate, lituane, maqedonase, navajo, papiamento, perse, punjabi, samoane, serbe, sinhaleze, sllovake, shqipe, thai, tongan, tviane, ukrainase

◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:

Të çmojmë trashëgiminë tonë frymore (Dramë, kasetë teke)​—Gjuha: finlandeze, spanjolle

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo