Njoftime
◼ Literatura që do të shpërndahet në mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave shihet se ka interes mund të ofrohen pajtime. Ofro librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Përqendrohu në fillimin e studimeve biblike.
◼ Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajit prill duhet t’i bëjnë që tani planet dhe t’i dorëzojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë që të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe që të kenë në dispozicion revista dhe literaturë tjetër në një masë të mjaftueshme. Emrat e të gjithë atyre që miratohen si pionierë ndihmës duhet të njoftohen në kongregacion.
◼ Përkujtimi do të mbahet të dielën më 8 prill, 2001. Atë ditë nuk do të mbahet asnjë mbledhje tjetër përveç mbledhjeve për shërbimin në fushë. Pleqtë mund të bëjnë rregullimet e duhura që studimi i Kullës së Rojës të mbahet një ditë tjetër.
◼ Ata që shoqërohen me kongregacionin duhet të dërgojnë të gjitha pajtimet e reja dhe ato të përsëritura për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë pajtimet e tyre personale nëpërmjet kongregacionit.
◼ Shoqata nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet Shoqatës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale të mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.
◼ Njoftimi në Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2001, duhej të ishte: Njohuria që të çon në jetën e përhershme—Gjuha: kineze e thjeshtuar (pinjin). Botimet në kineze e thjeshtuar (pinjin), përmbajnë tekstin në gjuhën kineze e thjeshtuar bashkë me simbolet e shqiptimit pinjin. Këto botime janë veçanërisht të dobishme për ata që mësojnë të lexojnë gjuhën kineze mandarin.
◼ Ata që do të marrin pjesë në një kongres krahinor jashtë Shqipërisë, mund t’i shkruajnë drejtpërdrejt Degës së Shoqatës të vendit ku po planifikojnë të shkojnë për kongresin. Në këtë mënyrë, mund të kërkojnë informacione lidhur me qytetet dhe datat e kongreseve në atë vend.
◼ Në Kosovë, më 1 janar 2001, u emëruan zyrtarisht si kongregacione Gjakova, Peja dhe Prishtina. Kështu, në Kosovë tani ka tri kongregacione të emëruara.
◼ Më 1 janar 2001 u formua kongregacioni Fier Bylis. Kështu, numri i kongregacioneve në Shqipëri është rritur në 52.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Tema për biseda biblike—Gjuha: amharike
Jezu Krishti: Kush është ai? (Fletushka Nr. 24)—Gjuha: estone
Jeta në një botë të re paqësore (Fletushka Nr. 15)—Gjuha: zande
Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!—Gjuha: tigrinia
Frymërat e të vdekurve: A mund të të ndihmojnë apo të të dëmtojnë?—Gjuha: lugande, zande
Udhëheqja e Perëndisë: Udha jonë drejt parajsës—Gjuha: shqipe, tamile
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: kineze e thjeshtuar (pinjin)
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!—Gjuha: çikeve, indoneziane, shone, tumbuke