Proces i thjeshtuar i përtëritjes së pajtimit
Ata që janë pajtuar në Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! qoftë revistë, qoftë audiokasetë, kanë marrë dy njoftime për mbarimin e afatit të pajtimeve të tyre. I pari është një fletë e shtypur paraprakisht «Pajtim që i mbaron afati», e cila përmban një kod-vijash kompjuterik, që u shpërndahet pajtimtarëve nëpërmjet kongregacionit. Ky formular është ripunuar dhe tani do të shtypet në një fletë disi gri. Ky kod-vijash kompjuterik përdoret për ta përtërirë shpejt pajtimin me pajisjen e automatizuar. Kjo është mënyra që këshillohet për të përtërirë një pajtim.
Njoftimi i dytë ishte formulari i përtëritjes së pajtimit, i cili futej brenda revistës së mbështjellë ose për pajtimet në audiokasetë, i postohej drejtpërdrejt pajtimtarit. Ata që janë pajtuar në Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, revistë, nuk do të gjejnë më të futur brenda revistës një formular për përtëritjen e pajtimit. Në vend të kësaj, në mbështjellësen e pajtimit do të shtypet një mesazh për mbarimin e afatit të pajtimit. Po ashtu, shumica e atyre që janë pajtuar në botimet e Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! në audiokasetë, nuk do të marrin më një njoftim me postë për mbarimin e afatit të pajtimit. Në vend të kësaj, në ambalazhin e pajtimit audiokasetë do të shtypet një mesazh për mbarimin e afatit. Megjithatë, njoftimet për përtëritjen e pajtimit do të vazhdojnë t’u postohen pajtimtarëve që marrin botimet në gjuhën braile dhe të tjerëve që marrin audiokaseta si material falas për të verbrit.
Mesazhi i shtypur në mbështjellësen e revistës ose në ambalazhin e audiokasetës do të shërbejë si një përkujtues se pajtimit do t’i mbarojë afati së shpejti. Nëse shihni mesazhin e shtypur, por nuk e kini marrë tashmë fletën «Pajtim që i mbaron afati», ju lutemi të takoni vëllanë që dorëzon pajtimet në kongregacionin tuaj. Pajtimet e përtërira duhet të paraqiten gjithnjë nëpërmjet kongregacionit.
Për pajtimet që merren nga fusha, mjeti i parë i njoftimit do të jetë fleta e shtypur paraprakisht «Pajtim që i mbaron afati», e cila shpërndahet nëpërmjet kongregacionit. Sapo këta formularë të arrijnë në kongregacion, një rëndësi e veçantë i duhet dhënë dorëzimit të këtyre formularëve lajmëtarëve që i merrnin fillimisht pajtimet. Pasi pajtimtarët nuk do të gjejnë më brenda revistës një formular për përtëritjen e pajtimit, është jetësore që ne të vazhdojmë më tej me këta të interesuar dhe t’i nxitim që t’i përtërijnë pajtimet e tyre.
Këto botime të kohës do të vazhdojnë të rrezatojnë dritë frymore në këtë botë të errët. Jemi të sigurt se të gjithë do të bashkëpunojnë me këtë rregullim të ri, në mënyrë që të gjithë pajtimtarët në Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! të mos humbasin as dhe një numër të vetëm të këtyre botimeve.