BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/02 f. 8
  • Të rritim gëzimin në predikim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të rritim gëzimin në predikim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • ‘T’i shërbejmë Jehovait me gëzim’!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Gëzimi​—Një cilësi që e fitojmë nga Perëndia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Shërbejini Jehovait me gëzim në zemër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Të gëzuar, ndonëse mjaft të zënë në shërbim të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 3/02 f. 8

Të rritim gëzimin në predikim

1 A po e përjetojmë gëzimin e ndarjes së lajmit të mirë? Nëse nuk jemi të kujdesshëm, bota e ligë rreth nesh mund të na bëjë të kemi ndrojtje për të predikuar, duke shkaktuar që ta humbasim gëzimin tonë. Kur punojmë në një territor të pandjeshëm mund edhe të shkurajohemi. Çfarë hapash praktikë mund të ndërmarrim për ta rritur gëzimin tonë në predikim?

2 Të jemi pozitivë: Qëndrimi pozitiv është vërtet një ndihmë. Një mënyrë për ta arritur këtë është duke medituar për privilegjin e madh që kemi të jemi «bashkëpunëtorë të Perëndisë». (1 Kor. 3:9) Edhe Jezui është me ne në përmbushjen e kësaj vepre. (Mat. 28:20) Ai na mbështet me një ushtri engjëjsh. (Mat. 13:41, 49) Pra, mund të jemi të sigurt se përpjekjet tona kanë drejtimin hyjnor. (Zbul. 14:6, 7) Prandaj, sido që të mund t’i përgjigjen disa njerëz veprës sonë, përgjigjja qiellore është ajo që sjell gëzim të madh!

3 Të përgatitemi mirë: Edhe përgatitja e mirë e shton gëzimin tonë. Përgatitja për shërbim s’ka pse të përfshijë shumë punë. Kërkohen vetëm pak minuta për të shqyrtuar një pikë bisede nga revistat e fundit ose nga literatura që do të ofrohet gjatë muajit. Të zgjedhim një prezantim nga pjesa «Çfarë të themi për revistat?», në Shërbimi ynë i Mbretërisë. Të shqyrtojmë shtojcën e janarit 2002, «Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë» për ndonjë hyrje të efektshme. Nëse stepemi nga ndonjë kundërshtim që bëjnë zakonisht pronarët e shtëpive, të përgatitim një përgjigje që e merr parasysh komentin e tyre dhe ta drejtojmë vëmendjen te një temë që nxit interesin. Përdorimi i këtyre mjeteve ndihmëse do të na japë sigurinë që na nevojitet për të predikuar me gëzim.

4 Të lutemi me zjarr: Lutja është thelbësore për një gëzim të përhershëm. Duke qenë se po bëjmë veprën e Jehovait, duhet t’i lutemi atij me ngulm për frymën e tij, një fryt i së cilës është gëzimi. (Gal. 5:22) Jehovai do të na japë forcë që të vazhdojmë të predikojmë. (Filip. 4:13) Duke u lutur për shërbimin mund të arrijmë t’i shohim gjërat në mënyrën e duhur kur kemi përvoja të pakëndshme. (Vep. 13:52; 1 Pjet. 4:13, 14) Nëse ndjejmë frikë, lutja mund të na ndihmojë të ngulmojmë me guxim e me gëzim.​—Vep. 4:31.

5 Të krijojmë mundësi: Sigurisht, shërbimi ynë është më i gëzueshëm kur arrijmë që të gjejmë njerëz dhe t’u japim dëshmi. Duke e rregulluar programin për të shkuar shtëpi më shtëpi në një orar të ndryshëm, ndoshta pasdite vonë ose herët në mbrëmje, mund të kemi më shumë sukses. Ne takojmë njerëz kur ecim rrugës, kur bëjmë pazarin, kur udhëtojmë me autobus ose kur bëjmë shëtitje në park. Përse të mos përgatitim një hyrje të shkurtër për të filluar një bisedë dhe të marrim iniciativën për t’iu afruar atyre që duken miqësorë? Veç kësaj, mund të jemi në punë ose shkojmë në shkollë, vende këto ku bisedojmë çdo ditë me të tjerët. Mund të na jepet mundësia për të dhënë dëshmi, thjesht duke prekur një temë biblike që nxit njëfarë interesi. Në faqen e përparme të shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002, gjenden sugjerime të mira. Secila prej këtyre përpjekjeve mund të bëjë shumë për të rritur gëzimin në predikim.

6 Duke qenë se gëzimi na ndihmon të qëndrojmë, sa jetësore është që ta ruajmë atë! Duke vepruar kështu do të korrim një shpërblim të madh kur të përfundojë kjo vepër që nuk do të përsëritet më kurrë. Kjo perspektivë në vetvete mund ta rritë gëzimin tonë në predikim.​—Mat. 25:21.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo