BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/02 f. 5
  • Të plotësojmë nevojën tonë frymore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të plotësojmë nevojën tonë frymore
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • ‘Të dëgjojmë e të marrim më shumë mësim’
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Dëgjoni dhe mësoni
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Kongresi Krahinor 1999 «Fjala profetike e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Kongresi krahinor «Lajmëtarë të paqes hyjnore» 1996
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 5/02 f. 5

Të plotësojmë nevojën tonë frymore

1 Kongresi Krahinor që po afron «Lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë» na jep një mundësi të shkëlqyer për të plotësuar nevojën tonë frymore. Ngjashëm një ushqimi të shëndetshëm fizik, programi me siguri do të na ushqejë frymësisht «me fjalët e besimit». (1 Tim. 4:6) Ai do të na japë mundësi të afrohemi edhe më shumë me Jehovain. Veç kësaj, mund të presim të marrim këshilla dhe inkurajim që do të na ndihmojnë t’u bëjmë ballë sprovave në jetën tonë. Jehovai na siguron: «Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.» (Psal. 32:8) Sa të bekuar jemi që kemi udhëheqjen e tij të dashur në jetë! Të shqyrtojmë disa hapa praktikë që mund të marrim për të nxjerrë sa më shumë dobi nga programi i kongresit.

2 Duhet të përgatitim zemrën: Secili nga ne ka përgjegjësinë për të mbrojtur zemrën e tij të figurshme. (Prov. 4:23) Kjo kërkon të kemi vetëdisiplinë dhe të jemi të ndershëm me veten. Kongresi është një kohë për të medituar rreth marrëdhënies sonë me Jehovain, një kohë për t’u ‘ndalur e për të parë në ligjin e përsosur që i përket lirisë’. Për ta përgatitur zemrën që të ‘pranojë rrënjosjen e fjalës’, duhet t’i përgjërohemi Jehovait që të na hetojë për të dalluar te ne ndonjë «rrugë të keqe» që duhet korrigjuar dhe të na drejtojë në «rrugën e përjetshme».​—Jak. 1:21, 25; Psal. 139:23, 24.

3 Të dëgjojmë dhe të meditojmë: Jezui e lavdëroi Marinë që u kushtoi vëmendje të madhe fjalëve të tij, duke thënë: ‘Maria zgjodhi pjesën e mirë dhe asaj nuk do t’i hiqet.’ (Luka 10:39, 42) Nëse kemi të njëjtën prirje mendore, nuk do të lejojmë që çështje të parëndësishme të na shpërqendrojnë. Do të marrim masa të qëndrojmë ulur dhe të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë programit. Nuk do të flasim ose të sorollatemi pa qenë nevoja dhe do të bëjmë kujdes që të mos i shpërqendrojmë të tjerët me celularët, aparatet sinjalizuese, kamerat dhe aparatet fotografike që mund të kemi.

4 Gjatë dëgjimit të fjalimeve është mirë që të mbajmë shënime të shkurtra, të cilat na ndihmojnë të analizojmë se si është zhvilluar argumenti. Duhet të bëjmë lidhjen e asaj që dëgjojmë me atë që tashmë dimë. Kjo do të na ndihmojë që ta kuptojmë e ta mbajmë mend materialin. Rishikimin e shënimeve tona duhet ta bëjmë me synimin që ta zbatojmë materialin. Secili nga ne mjaft mirë mund të pyesë: ‘Si ndikon kjo në marrëdhënien time me Jehovain? Çfarë ndryshimesh duhet të bëj në jetë? Si mund ta zbatoj këtë informacion në marrëdhëniet që kam me të tjerët? Si mund ta përdor atë në shërbim?’ Të diskutojmë me të tjerët ato pika që na pëlqejnë në mënyrë të veçantë. Duke i bërë këto gjëra, do të mund t’i mbajmë thëniet e Jehovait ‘në qendër të zemrës sonë’.​—Prov. 4:20, 21.

5 Le ta zbatojmë atë që mësuam: Pasi ndoqi një kongres krahinor, një delegat tha: «Dukej sikur programi të drejtohej ty personalisht. Ai të nxiste të shqyrtoje gjendjen e zemrës sate dhe atë të pjesëtarëve të familjes, si edhe siguronte atë ndihmë të dashur biblike që nevojitej. Ky program më bëri edhe më të vetëdijshëm për detyrimin tim që të ndihmoj edhe më shumë kongregacionin.» Ka të ngjarë që shumë nga ne të jenë ndier po njësoj. Por nuk mjafton që thjesht të largohemi nga kongresi duke u ndier të ndërtuar e të freskuar. Jezui tha: «Nëse i dini këto gjëra, të lumtur jeni nëse i bëni.» (Gjoni 13:17) Duhet të ngulmojmë për t’i vënë në praktikë ato pika që zbatohen për ne personalisht. (Filip. 4:9) Ky është çelësi për ta plotësuar nevojën tonë frymore.

[Kutia në faqen 5]

Të meditojmë për atë që dëgjuam:

■ Si ndikon kjo në marrëdhënien time me Jehovain?

■ Si ndikon kjo në marrëdhënien time me të tjerët?

■ Si mund ta zbatoj këtë gjë në jetë dhe në shërbim?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo