Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Shkurt: A ka një Krijues që interesohet për ju? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përpiquni kryesisht të ofroni librin Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Duhet bërë çdo përpjekje për të filluar një studim biblik në shtëpi, sidomos nëse disa individë tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon?
◼ Duke filluar në muajin shkurt e jo më vonë se 2 marsi, tema e fjalimit të ri publik që do të mbajnë mbikëqyrësit qarkorë do të jetë: «Çlirim nga një botë që është në errësirë.»
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të kremtuar Përkujtimin, i cili këtë vit bie të mërkurën më 16 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë përpara perëndimit të diellit. Duhet kërkuar informacion nga burimet lokale për të përcaktuar se kur do të ndodhë perëndimi i diellit në zonën tuaj. Kur të njëjtën Sallë Mbretërie zakonisht e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të sigurojnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një minimum prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga rasti. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat masa do të ishin më mirë të merreshin për zonën e tyre.
◼ Duke filluar me këtë numër, te Shërbimi ynë i Mbretërisë nuk do të ketë më një listë me botimet e reja në dispozicion. Herë pas here, zyra e degës mund t’u dërgojë letra kongregacioneve me informacione për botime të reja ose që janë në dispozicion. Pasi të merret letra, në Mbledhjen tjetër të Shërbimit duhet bërë një njoftim për botimet që mund t’i interesojnë kongregacionit tuaj. Më pas letra mund të vendoset në tabelën e informacionit. Pas kësaj, shërbëtori i literaturës duhet ta mbajë në arkivin e tij.