Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Lajmëtarët duhet t’u shpjegojnë njerëzve që nëse dëshirojnë mund të japin kontribute për veprën mbarëbotërore. Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, të cilat mund të përfshijnë ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose edhe ngjarje të tjera teokratike, por nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni kryesisht të ofroni librin Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Duhet bërë çdo përpjekje për të filluar një studim biblik në shtëpi, sidomos nëse disa individë tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Nëse disa individë tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librin Të rinjtë pyesin. Korrik dhe gusht: Një nga këto broshura 32-faqëshe: Një libër për të gjithë njerëzit; Një jetë e kënaqshme; Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë ata?; A duhet të besosh në Trinitet?; A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? dhe Udhëheqja e Perëndisë: Rruga jonë për në Parajsë si dhe libreza Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë.
◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2003 do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës. Nuk është e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë. Distinktivët do të dërgohen duke u bazuar në numrin e pjesëtarëve të secilit kongregacion. Nëse kongregacioneve u nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to mund të përfshihet te Formulari Kërkesë për Literaturë (S-14). Duhet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtëse plastike distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.
◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe numrave të telefonit të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit duhet të plotësojë, të firmosë dhe t’i dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i Adresës së Mbikëqyrësit Drejtues/Sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim të prefiksit telefonik.
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme të këtyre formularëve për pionierë: Kërkesë për Shërbimin si Pionier i Rregullt (S-205), Kërkesë për Shërbimin si Pionier Ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me Formularin e Kërkesës për Literaturë (S-14). Mbani të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Rishikoni të gjithë formularët e kërkesës për shërbimin si pionier i rregullt për t’u siguruar nëse janë plotësuar. Në rast se kërkuesit nuk mund ta kujtojnë saktësisht datën kur janë pagëzuar, duhet ta llogaritin atë me afërsi dhe ta mbajnë shënim.
◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje qarkore ose kongresi krahinor në një vend tjetër, informacionet lidhur me datat, oraret dhe vendet duhen kërkuar pranë zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Adresat e zyrave të degëve renditen në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.
◼ Në janar u formua kongregacioni Tiranë Rruga Siri Kodra Veriu. Më datën 1 shkurt u formuan edhe dy kongregacione të tjera: Tiranë Porcelan Lindja dhe Fier Sheqi i Madh. Me këto emërime numri i kongregacioneve në Shqipëri është rritur në 68.
◼ Ju njoftojmë se vizitat në Bethel mund të programohen nga e hëna deri të premten nga ora 8.00-11.00 dhe nga ora 13.00 deri në orën 16.00. Të shtunën Betheli nuk do të jetë në dispozicion për vizita.