BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/03 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 9/03 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose libri Njohuria. Nëse disa individë tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librat Profecitë e Isaisë I dhe Profecitë e Isaisë II. Dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Një mundësi tjetër mund të jetë Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë.

◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

◼ Pleqve u kujtohet të ndjekin udhëzimet e dhëna në Kullën e Rojës, gusht 1991, faqet 27-29, në lidhje me ndonjë të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar që mund të ketë prirje për t’u rivendosur.

◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit 2004 do të mbahet ditën e diel, 18 prill. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose ndonjë asamble, do ta kenë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special përpara datës 18 prill 2004.

◼ Në maj dhe në qershor në Shqipëri u emëruan katër kongregacione të reja. Ato janë: Divjakë, Tiranë Laprakë Perëndimi, Durrës Shkozet dhe Shijak. Me këto të fundit, numri i kongregacioneve të emëruara në Shqipëri u rrit në 71.

◼ Më datën 30 maj 2003, në Tiranë, në stadiumin «Selman Stermasi», kishte 3.768 të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e mbikëqyrësit të zonës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo