Kongreset krahinore dhe ndërkombëtare na nxitin t’i japim lavdi Perëndisë
Kongreset krahinore dhe ndërkombëtare «T’i japim lavdi Perëndisë» që janë mbajtur deri tani, kanë dhënë një dëshmi të shkëlqyer. Këto ngjarje të rëndësishme teokratike kanë shërbyer për të lartësuar emrin e Jehovait dhe për të na aftësuar më shumë që ‘t’i japim Zotit lavdinë që i takon emrit të tij’. (Psal. 96:8) Po, ai meriton të lavdërohet për gjërat e mrekullueshme që ka krijuar. Ato pasqyrojnë cilësitë e tij të shkëlqyera.—Jobi 37:14; Zbul. 4:11.
Duke përdorur pyetjet e mëposhtme dhe shënimet tuaja, përgatituni dhe merrni pjesë në rishikimin e programit të kongresit. Ky rishikim do të bëhet gjatë javës që fillon më 20 tetor.
1. Si shpall lavdinë e Perëndisë krijimi i pajetë? Si ndryshon kjo nga mënyra se si e lëvdojnë njerëzit? (Psal. 19:1-3; «Krijimi shpall lavdinë e Perëndisë»)
2. Cilin realitet të tanishëm paraqet shpërfytyrimi? Si nxiten të krishterët sot nga ky realitet? (Fjalimi kyç «Vegimet e lavdishme profetike na nxitin të ecim përpara!»)
3. Si mund të kultivojmë përulësi si Danieli? Çfarë dobie do të kemi nga kjo? (Dan. 9:2, 5; 10:11, 12; «Lavdia e Jehovait u zbulohet të përulurve»)
4. (a) Në lidhje me gjykimin hyjnor, cilat janë tri gjërat që mund të mësojmë nga profecia e Amosit? (Amo. 1:3, 11, 13; 9:2-4, 8, 14) (b) Cilin mësim të dobishëm mund të nxjerrin sot Dëshmitarët e Jehovait nga shembulli paralajmërues që gjendet tek Amosi 2:12? («Profecia e Amosit: Mesazhi i saj për ditët tona»)
5. (a) Edhe sikur një njeri të mos dehet, çfarë rreziqesh ka pirja e tepërt e alkoolit? (b) Kur dikush e tepron me alkoolin, si mund ta ndreqë këtë problem? (Mar. 9:43; Efes. 5:18; «Të shmangim grackën e abuzimit me alkoolin»)
6. Çfarë dobish po nxirrni nga botimi i ri «Të shohim vendin e mirë»? («‘Vendi i mirë’—Pamje paraprake e parajsës»)
7. Cilat janë tri mënyrat se si të «pasqyrojmë si pasqyrë lavdinë e Jehovait»? (2 Kor. 3:18; «Të pasqyrojmë si pasqyrë lavdinë e Jehovait»)
8. Cili është burimi i urrejtjes së pajustifikueshme? Edhe pse mund të na urrejnë në këtë mënyrë, çfarë do të na ndihmojë të qëndrojmë besnikë? (Psal. 109:1-3; «Të urryer pa shkak»)
9. Cila është pikëpamja e Krishtit për madhështinë? Si mund ta dallojë dikush se ka nevojë ta zhvillojë në mënyrë më të plotë këtë pikëpamje? (Mat. 20:20-26; «Të zhvillojmë një pikëpamje si e Krishtit për madhështinë»)
10. Edhe pse mund të jemi të lodhur nga ana fizike, çfarë mund të na ndihmojë që të kemi fuqi nga ana frymore? («Të lodhur fizikisht, por jo frymësisht»)
11. Cilat janë disa mënyra se si Satanai përhap gënjeshtra? Cila është përgjigjja e përshtatshme sipas Shkrimeve, kur dikush përpiqet që të humbasim besimin? (Gjoni 10:5; «Të ruhemi nga ‘zëri i të panjohurve’»)
12. (a) Siç shkruhet te Marku 10:14, 16, si mund të ndjekin prindërit shembullin e Jezuit? (b) Çfarë ju ka pëlqyer nga libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh? («Fëmijët tanë janë një trashëgimi e çmuar»)
13. Si po e lëvdojnë të rinjtë Jehovain? (1 Tim. 4:12; «Si po e lëvdojnë të rinjtë Jehovain?»)
14. Përsa i përket dramës «Dëshmojnë me guxim përballë kundërshtimit», cilat skena ju kanë ngelur në mendje?
15. Si mund të imitojmë shembullin që la a) Pjetri dhe Gjoni? (Vep. 4:10) (b) Stefani? (Vep. 7:2, 52, 53) (c) kongregacioni i krishterë i shekullit të parë? (Vep. 9:31; drama dhe fjalimi me titull «Ta shpallim ‘pareshtur’ lajmin e mirë»)
16. (a) Sipas rezolutës, në cilat mënyra vendosëm t’i japim lavdi Perëndisë? (b) Ndërsa zbatojmë atë që mësuam në kongresin «T’i japim lavdi Perëndisë», për çfarë mund të jemi të sigurt? (Gjoni 15:9, 10, 16; «‘Të vazhdojmë të japim shumë fryt’ për lavdi të Jehovait»)
Duke menduar thellë për mësimin e shkëlqyer frymor që u paraqit në kongres, do të nxitemi që t’i zbatojmë gjërat që mësuam. (Filip. 4:8, 9) Kjo do të na bëjë më të vendosur që ‘gjithçka ta bëjmë për lavdi të Perëndisë’.—1 Kor. 10:31.