BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/04 f. 1
  • Të mbajmë ndjenjën e urgjencës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të mbajmë ndjenjën e urgjencës
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Të ruajmë ndjenjën e urgjencës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si të zhvillojmë ndjenjën e urgjencës në predikim?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të intensifikojmë dhënien e dëshmisë ndërsa afrohet fundi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Të predikojmë me urgjencë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 11/04 f. 1

Të mbajmë ndjenjën e urgjencës

1 Kur ishte në tokë, Jezui e dinte se koha që kishte në dispozicion për të përmbushur atë detyrë që i kishte dhënë i Ati, ishte e kufizuar. (Gjoni 9:4) Kështu që e kreu shërbimin me një ndjenjë urgjence, dhe këtë ua mësoi edhe dishepujve të tij. (Luka 4:42-44; 8:1; 10:2-4) Për Jezuin, rehatia që sillnin gjërat materiale vinin të dytat për nga rëndësia. (Mat. 8:20) Kështu që ishte në gjendje të mbaronte veprën që Jehovai i kishte dhënë për të bërë.​—Gjoni 17:4.

2 Kohë e kufizuar: Edhe koha që kemi ne për të predikuar lajmin e mirë «në gjithë tokën e banuar», është e kufizuar. (Mat. 24:14) Profecitë e Biblës tregojnë se kemi hyrë thellë në kohën e fundit. Shumë shpejt ‘ata që nuk e njohin Perëndinë dhe ata që nuk i binden lajmit të mirë lidhur me Zotërinë tonë Jezu . . . do të pësojnë ndëshkimin gjyqësor të shkatërrimit të përhershëm’. (2 Sel. 1:6-9) Ky gjykim do të vijë me një shpejtësi të tmerrshme. (Luka 21:34, 35; 1 Sel. 5:2, 3) Njerëzit duhet të lajmërohen për situatën e rrezikshme në të cilën ndodhen. Është përgjegjësia jonë t’i ndihmojmë që të marrin miratimin e Jehovait, sa ka ende kohë.​—Sof. 2:2, 3.

3 Të bëjmë gjithçka mundemi: Duke ditur që «koha që mbetet është shkurtuar», shërbëtorët e Perëndisë i japin përparësi veprës së predikimit. (1 Kor. 7:29-31; Mat. 6:33) Vullnetarisht disa kanë hequr dorë nga mundësitë e mira ekonomike ose nga aktivitete personale në mënyrë që të shtojnë shërbimin. (Marku 10:29, 30) Të tjerë vazhdojnë të kenë «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë», pavarësisht nga sprovat e vazhdueshme. (1 Kor. 15:58) Shumë prej tyre për dekada e kanë shpallur lajmin e mirë pa u lëkundur. (Hebr. 10:23) Jehovai i vlerëson shumë sakrifica të tilla në mbështetje të interesave të Mbretërisë.​—Hebr. 6:10.

4 Duke e përqendruar jetën në adhurimin e Jehovait, që përfshin dhe veprën e predikimit, atëherë do të mund të mbajmë në mendje ditën e Jehovait. Në këtë mënyrë jemi të mbrojtur nga shpërqendrimi që na sjell bota e Satanait dhe fortifikojmë vendosmërinë tonë për të mbajtur një sjellje të shenjtë. (2 Pjet. 3:11-14) Në të vërtetë, shërbimi me një ndjenjë urgjence mund të jetë jetëshpëtues si për ne, ashtu edhe për ata që na dëgjojnë.​—1 Tim. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo