BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/05 f. 8
  • Si t’i përdorim prezantimet model?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i përdorim prezantimet model?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Si të përgatitim prezantimin e një reviste
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të ofrojmë revistat që japin dëshmi për të vërtetën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëse jep rezultate, përdore!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të mprehim aftësitë në shërbim—Formo vetë prezantimin e revistës
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 1/05 f. 8

Si t’i përdorim prezantimet model?

1. Si duhet t’i konsiderojmë prezantimet model që jepen?

1 Për të ofruar revistat dhe botime të tjera, te Shërbimi ynë i Mbretërisë jepen rregullisht disa prezantime model. Kur jemi në shërbim, nuk është e nevojshme t’i themi fjalë për fjalë prezantimet e sugjeruara. Ato botohen që të na japin një ide të përgjithshme rreth gjërave që mund të themi. Prezantimi do të jetë më i efektshëm, nëse e bëjmë me fjalët tona. Kur shprehemi natyrshëm, i zoti i shtëpisë ndihet rehat dhe ne tregojmë se jemi të sinqertë e të bindur për atë që themi.​—2 Kor. 2:17; 1 Sel. 1:5.

2. Pse duhet të kemi parasysh zakonet e një vendi kur përgatitim prezantimet?

2 Ta përshtatim prezantimin: Mënyra se si e prezantojmë lajmin e mirë, varet shumë nga zakonet e vendit. A duhet që të përshëndetemi me të zotin e shtëpisë, dhe pastaj të bëjmë prezantimin, apo me banorët në territorin tonë duhet të hyjmë menjëherë në temë? Kjo ndryshon nga një vend në tjetrin dhe ndonjëherë edhe nga një individ te tjetri. Kërkohet aftësi dalluese edhe kur bëjmë pyetje. Ka pyetje që në disa zona mund të jenë me vend, ndërsa në zona të tjera do t’i vinin njerëzit në siklet. Kështu që duhet të mendohemi mirë dhe t’i përshtatim prezantimet tona sipas asaj që është e pranueshme për një vend.

3. Pse duhet të kemi parasysh formimin dhe mentalitetin e atyre me të cilët flasim?

3 Diçka tjetër që duhet të marrim parasysh kur përgatitemi për shërbim, është edhe formimi e mentaliteti i njerëzve në territorin tonë. Për shembull, Mateun 6:9, 10 nuk mund ta trajtojmë njësoj si me një katolik të devotshëm, ashtu edhe me dikë që nuk e njeh fare lutjen «Ati ynë». Me pak përgatitje paraprake, shpesh mund t’i përshtatim prezantimet, që të jenë më tërheqëse për njerëzit që takojmë në territor.​—1 Kor. 9:20-23.

4. Pse është e rëndësishme përgatitja e mirë?

4 Edhe kur vendosim ta përdorim një prezantim model pothuajse fjalë për fjalë, prapëseprapë përgatitja është e domosdoshme. Artikullin ose kapitullin që vendosim të prezantojmë, duhet ta lexojmë me kujdes dhe të kërkojmë pikat që mund të ngjallin interes. Pastaj t’i përfshijmë këto pika në prezantimin tonë. Vetëm duke i njohur mirë informacionet e bukura në botimet tona, mund t’i prezantojmë me entuziazëm.

5. Pse mund të përgatitim edhe ndonjë prezantim tjetër dhe si mund ta bëjmë këtë?

5 Prezantime të tjera: A duhet që të përdorim medoemos vetëm prezantimet model? Jo. Po ta kemi më të lehtë të përdorim një prezantim ose një shkrim tjetër, atëherë le ta përdorim. Sidomos në rastin e revistave, të gjejmë mundësinë për të prezantuar artikuj dytësorë që mund të jenë me interes të veçantë në territorin tonë. Kur të demonstrohen prezantimet në Mbledhjen e Shërbimit, mund të bëhet edhe demonstrimi i ndonjë prezantimi tjetër që mund të jetë i suksesshëm për atë territor. Kështu, të gjithë do të jenë në gjendje ta paraqesin lajmin e mirë në mënyrë të efektshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo