BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/05 f. 1
  • Më shumë theksi te Bibla!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më shumë theksi te Bibla!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • Për lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2006
  • Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! revista në kohën e duhur të së vërtetës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Të përdorim revistat tona nga shtëpia në shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Çfarë është Rregulla e Artë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 3/05 f. 1

Më shumë theksi te Bibla!

1. Për cilët botohej kryesisht në fillim revista Kulla e Rojës dhe për cilët Epoka e Artë?

1 Më 1 tetor 1919 u botua numri i parë i revistës Epoka e Artë. Ishte një mjet vërtet i vlefshëm për veprën e predikimit. Pse? Sepse ishte bërë posaçërisht për publikun. Kurse Kulla e Rojës ishte ndryshe; për shumë vite ajo konsiderohej si një revistë kryesisht për ‘kopenë e vogël’. (Luka 12:32) Lajmëtarët e Mbretërisë e pritën me kaq entuziazëm këtë botim të ri, sa për shumë vjet me radhë tirazhi i revistës Epoka e Artë ia kalonte shumë atij të Kullës së Rojës.

2. Si quhet në ditët e sotme revista Epoka e Artë dhe cili ka qenë qëllimi i kësaj reviste që nga fillimi?

2 Revista Epoka e Artë u botua për t’u treguar njerëzve se zgjidhja e vërtetë e problemeve është Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit, i cili vërtet do të shënojë fillimin e një epoke të artë për njerëzimin. Për t’iu përshtatur nevojave që ndryshonin me kalimin e kohës, në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm u bënë disa ndryshime në revistën Epoka e Artë. Në vitin 1937 titulli i saj u ndryshua dhe u quajt Ngushëllim. Ndërsa në vitin 1946 u quajt Zgjohuni!, titulli që mban edhe sot.

3. Në përmbushje të cilës profeci revista Zgjohuni! ka qenë një mjet i fuqishëm?

3 Që nga fillimi, kjo revistë ka ndihmuar shumë në dëshminë e jashtëzakonshme që është dhënë që nga viti 1919. (Mat. 24:14) Megjithatë, duke pasur parasysh urgjencën e këtyre kohëve, mendohet se është mirë të bëhen ndryshime të tjera në lidhje me revistën Zgjohuni!

4. (a) Çfarë duhet të bëjë një njeri, nëse do që të jetë i mbrojtur në «ditën e zemërimit të Zotit»? (b) Çfarë thirrjeje u bën të gjithë njerëzve ‘engjëlli që fluturon në mes të qiellit’, siç thotë Zbulesa 14:6, 7?

4 Miliona njerëzve u pëlqen të lexojnë revistën Zgjohuni!, sepse përmban një sërë temash jofetare, të paraqitura në një mënyrë mjaft tërheqëse. Pa dyshim, shumica e atyre që vijnë në Përkujtim çdo vit janë lexues të rregullt të revistës Zgjohuni! Megjithatë, nëse ndokush shpreson të jetë i mbrojtur në «ditën e zemërimit të Zotit», atëherë ai do të ketë nevojë për ndihmë që të bëjë më shumë sesa të lexojë rregullisht botimet tona.​—Sof. 2:3; Zbul. 14:6, 7.

5. (a) Çfarë do të trajtohet më tepër në revistën Zgjohuni!, duke filluar që nga janari i vitit 2006? (b) Çfarë mund të nxiten të bëjnë shumë njerëz, dhe në përmbushje të cilës profeci?

5 Prandaj, duke filluar që nga muaji janar 2006, revista Zgjohuni! do ta vërë më shumë theksin te Mbretëria e Perëndisë. Ajo do ta nxitë më hapur lexuesin që t’i drejtohet Biblës për zgjidhjen e problemeve dhe do të theksojë më tepër shpjegimin që jep Bibla për ngjarjet e sotme. Në këtë mënyrë, lexuesit do të fitojnë më tepër kuptueshmëri për ngjarjet e sotme dhe, ajo që lexojnë, ndoshta do t’i nxitë që të mësojnë më tepër për Jehovain.​—Zak. 8:23.

6, 7. (a) Çfarë do të përmbajë revista Zgjohuni! që të ndihmojë shumë njerëz të zbatojnë shkrimin e 1 Selanikasve 2:13? (b) Sa herë në muaj do të botohet revista Zgjohuni! dhe sa gjuhë do të përfshihen në këtë ndryshim?

6 Revista Zgjohuni! do të vazhdojë të trajtojë tema me interes për publikun e gjerë. Por do të vihet më shumë theksi te Bibla. (1 Sel. 2:13) Meqenëse Kulla e Rojës trajton informacione të thella biblike dhe Zgjohuni! do të përmbajë më tepër materiale të bazuara në Shkrime, nuk duket se është e nevojshme që revista Zgjohuni! të vazhdojë të botohet dy herë në muaj. Prandaj, duke filluar nga janari i vitit 2006, Zgjohuni! do të dalë si revistë mujore. Kjo do ta thjeshtojë mjaft punën që bëhet për përgatitjen, përkthimin dhe dërgimin e literaturës sonë.

7 Në këtë ndryshim do të përfshihen 40 për qind të gjuhëve në të cilat botohet kjo revistë. Në shumicën e gjuhëve, revista Zgjohuni! tashmë botohet një herë në muaj ose një herë në tre muaj. Ndërsa në botimin e Kullës së Rojës nuk do të ketë asnjë ndryshim.

8. Si mund ta ofrojnë në shërbim lajmëtarët revistën Zgjohuni! bashkë me Kullën e Rojës?

8 Lajmëtarët mund ta ofrojnë revistën Zgjohuni! me secilin prej numrave të Kullës së Rojës së muajit. Ata që ofrojnë Zgjohuni!, do të kenë mundësi të përdorin të njëjtin numër gjatë gjithë muajit, pa iu dashur të ndryshojnë prezantimin çdo dy javë, ashtu siç bëjnë tani.

9. Çfarë roli do të vazhdojë të luajë revista Zgjohuni!

9 Që kur doli për herë të parë në vitin 1919, revista e njohur fillimisht me emrin Epoka e Artë, më pas Ngushëllim dhe tani Zgjohuni!, ka luajtur një rol të rëndësishëm në veprën e predikimit. Lutemi që Jehovai të vazhdojë të bekojë shpërndarjen e kësaj reviste me ndryshime të reja, dhe që ajo të ndihmojë shumë njerëz nga «të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët» që ta konsiderojnë Mbretërinë e Perëndisë si shpresën e tyre të vetme.​—Zbul. 7:9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo