BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/05 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 12/05 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin dhjetor: libri Njeriu më i madh. Si alternativë mund të ofrohet Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në Parajsë mbi tokë, nëse këta libra janë gjendje në kongregacion. Janar: Mund të ofrohet ndonjë prej këtyre librave që janë gjendje në kongregacionin tuaj: Krijuesi, Të rinjtë pyesin, Profecitë e Danielit, Njeriu më i madh ose libra të tjerë botuar vite më parë dhe që kanë ngelur pa u shpërndarë prej kohësh. Nëse i zoti i shtëpisë nuk e pranon ofertën e muajit, mund të prezantoni broshurën Qëndroni vigjilentë! Shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: Libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike.

◼ Së shpejti, ftesat e Përkujtimit për vitin 2006 do të dërgohen në gjuhën kryesore të çdo kongregacioni. Në qoftë se në territorin tuaj fliten gjuhë të tjera dhe doni një sasi ftesash në ato gjuhë, ftesat duhen porositur sa më shpejt me anë të formularit Kërkesë për literaturë (S-14). Ju lutemi, kërkoni ftesa vetëm në ato gjuhë që janë të nevojshme për territorin tuaj.

◼ Ju lutemi, vini re se Përkujtimi për vitin 2007 do të jetë të hënën, më 2 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të gjejnë lokale të tjera dhe të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme, në rast se një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione. Në këto raste, pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve, për t’u siguruar se në atë ndërtesë nuk do të ketë aktivitete të tjera që mund të krijojnë shqetësime, me qëllim që kremtimi i Përkujtimit të bëhet me qetësi dhe me rregull.

◼ Për shkak të rëndësisë së Përkujtimit, për caktimin e oratorit që do të mbajë fjalimin, trupi i pleqve duhet të zgjedhë njërin nga pleqtë më të kualifikuar, në vend që thjesht ta bëjë këtë sipas një radhe ose të caktojë të njëjtin vëlla çdo vit. Nëse ka një plak të mirosur që është në gjendje të mbajë fjalimin, duhet zgjedhur ai.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo