Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 korrik
«Mendoni se do të vijë ndonjëherë një qeveri që do të zgjidhë të gjitha problemet e njerëzimit? [Të presim përgjigjen.] Jezui i mësoi dishepujt të luteshin për një qeveri të tillë, ashtu siç thuhet te Mateu 6:9, 10. [Të lexojmë shkrimin.] Kjo revistë shpjegon përse Mbretëria e Perëndisë është më e lartë se qeveritë njerëzore dhe tregon bekimet që do të sjellë për njerëzimin.»
Zgjohuni! korrik
Nëse takoni një të ri në moshë mund t’i thoni: «Shumë nga moshatarët tuaj mendojnë për martesën. Ku mendoni se mund të gjeni informacione të besueshme për këtë temë? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se kush e themeloi martesën. [Të lexojmë Mateun 19:6.] Në këtë revistë jepen disa parime biblike që na ndihmojnë të ndërtojmë një martesë të lumtur.»
Kulla e Rojës 1 gusht
«Keqtrajtimi i njeriut është bërë diçka më se e zakonshme sot. A mendoni se do të ishte më ndryshe nëse njerëzit do të zbatonin këto fjalë të Jezuit? [Të lexojmë Mateun 7:12. Pastaj të presim përgjigjen.] Kjo revistë tregon me anë të Biblës se si do të vihet në vend e drejta bazë e dinjitetit njerëzor.»
Zgjohuni! gusht
«Të gjithë duam të kemi një trajtim të mirë mjekësor. A e keni vënë re se shumë mjekë sot ngurrojnë t’u japin gjak pacientëve? [Të presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon përse ndodh kështu. Gjithashtu tregon me anë të Biblës se përse për Perëndinë gjaku është i çmuar.» Të lexojmë Levitikun 17:11.