Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: mund të ofrojmë çdo libër me 192 faqe që është shtypur në fletë që zverdhet ose i del boja me kalimin e kohës. Nëse kongregacionet nuk kanë në gjendje libra të tillë të vjetër, mund të përdorin librin Njohuria ose broshurën Qëndroni vigjilentë! Shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të zellshme për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni që t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin për të filluar me ta një studim biblik.
◼ Duke filluar nga muaji shkurt, por jo më vonë se data 4 mars, fjalimi i ri publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Kush do të jetë i denjë të hyjë në botën e re të Perëndisë?»
◼ Në prill, në një nga mbledhjet e Shërbimit do të trajtohet DVD-ja Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time? Nëse është e nevojshme, kërkesa për të pasur një kopje të kësaj DVD-je duhet të bëhet sa më shpejt nëpërmjet kongregacionit.
◼ Literatura jonë në gjuhën kineze botohet në dy alfabete. Ata nga Hong-Kongu dhe Tajvani në përgjithësi lexojnë alfabetin tradicional, që ne e shënojmë «kineze» (CH). Ndërsa shumë lexues të tjerë kinezë zakonisht përdorin alfabetin që njihet si «kineze e thjeshtuar» (CHS). Meqë alfabetet nuk kanë lidhje me faktin nëse dikush flet dialektin kantonez, mandarin ose dialekte të tjera, është e rëndësishme që ai të përcaktojë alfabetin që parapëlqen. Faqet 19 dhe 20 te broshura Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve, mund të përdoren për krahasim. Në këtë mënyrë, do të kërkohet literatura në alfabetin e duhur.
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të kremtuar Përkujtimin, i cili këtë vit bie të hënën më 2 prill, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë emblemat pas orës 19.15. Ndonëse parapëlqehet që çdo kongregacion ta kremtojë Përkujtimin më vete, kjo mund të mos jetë gjithnjë e mundur. Kur të njëjtën Sallë Mbretërie zakonisht e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të gjejnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një interval të paktën prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga shoqërimi me njëri-tjetrin pas Përkujtimit. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat do të jenë masat më të mira që mund të merren për zonën e tyre.
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të sigurohen që të kenë një letër të emërimit si pionier (S-202) për çdo pionier të rregullt në kongregacion. Nëse nuk kanë, u lutemi t’i shkruajnë zyrës së degës.