BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/07 f. 3
  • Udhëzime për Përkujtimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Udhëzime për Përkujtimin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Udhëzime për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Përkujtues për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Udhëzime për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Përkujtues për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 3/07 f. 3

Udhëzime për Përkujtimin

Përkujtimi këtë vit do të mbahet të hënën, më 2 prill. Pleqtë duhet t’u kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme:

◼ Kur të caktoni orarin e mbledhjes, sigurohuni që simbolet të mos kalohen para se të ketë perënduar dielli.

◼ Secili, duke përfshirë edhe oratorin, duhet të jetë informuar për orën dhe vendin e saktë ku do të mbahet Përkujtimi.

◼ Duhet të jetë siguruar dhe bërë gati lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës.​—Shih Kullën e Rojës, 15 shkurt 2003, faqet 14, 15.

◼ Pjatat, gotat, një tryezë dhe një mbulesë tryeze e përshtatshme, duhet të sillen në sallë dhe të vendosen më përpara.

◼ Salla e Mbretërisë ose ndonjë vend tjetër mbledhjeje, duhet të jetë krejtësisht e pastër përpara kohe.

◼ Përcjellësit dhe ata që ndihmojnë për të kaluar simbolet, duhet të jenë zgjedhur dhe udhëzuar më përpara për detyrat e tyre, për procedurën e përshtatshme që duhet ndjekur, si dhe për nevojën për të pasur një veshje, krehje dhe një paraqitje dinjitoze.

◼ Duhen marrë masa për t’i shërbyer çdo të mirosuri që është i sëmurë dhe s’mund të jetë i pranishëm.

◼ Nëse është programuar që e njëjta Sallë Mbretërie të përdoret nga disa kongregacione, duhet të ketë një organizim të mirë ndërmjet kongregacioneve, në mënyrë që të shmangen ngjeshjet e panevojshme në sallë, në hyrje, në trotuare dhe në vendqëndrimin e makinave.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo