Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: broshura Qëndroni vigjilentë! Kongregacionet që nuk e kanë këtë broshurë mund të ofrojnë çdo libër me 192 faqe të shtypur në letër që zverdhet ose çfarëdo libri tjetër të botuar para vitit 1991, me përjashtim të librit Krijimi, Njerëzimi në kërkim të Perëndisë dhe Të rinjtë pyesin. Shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Si alternativë, mund të ofroni librin Sekreti i lumturisë familjare. Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të interesuarit që kanë ndjekur Përkujtim dhe fjalimin special, por që nuk shoqërohen rregullisht me kongregacionin. Qëllimi është të fillojmë një studim biblik me ata që ende nuk e kanë pranuar.
◼ Meqenëse marsi është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Duke filluar nga muaji shkurt e jo më vonë se data 2 mars, fjalimi publik për mbikëqyrësit qarkorë do të ketë titullin: «Ku të gjesh ndihmë në kohë vuajtjesh?»
◼ Kongregacionet duhet të marrin masat e nevojshme për të mbajtur Përkujtimin, i cili këtë vit bie të shtunën më 22 mars, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Kontrolloni burimet zyrtare për të përcaktuar kur do të perëndojë dielli në zonën tuaj. Çdo kongregacion duhet të përpiqet ta mbajë më vete Përkujtimin. Por kjo mund të mos jetë gjithnjë e mundur. Kur të njëjtën Sallë Mbretërie zakonisht e përdorin disa kongregacione, ndoshta një ose më shumë kongregacione mund të gjejnë një ndërtesë tjetër për atë mbrëmje. Në qoftë se është e mundur, sugjerojmë një interval të paktën prej 40 minutash midis programeve, në mënyrë që të gjithë të nxjerrin plotësisht dobi nga shoqërimi me njëri-tjetrin pas Përkujtimit. Duhen mbajtur parasysh edhe kushtet e trafikut dhe parkimi, si dhe lënia ose marrja e pasagjerëve. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat do të jenë masat më të mira që mund të merren për zonën e tyre.
◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të sigurohen që të kenë një letër të emërimit si pionier (S-202) për çdo pionier të rregullt në kongregacion. Nëse nuk kanë, u lutemi t’i shkruajnë zyrës së degës.
◼ Që nga java që fillon më 4 gusht 2008, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të studiojmë librin Të jetojmë duke mbajtur në mend ditën e Jehovait.