BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/08 f. 8
  • Dëshmi e një besimi të fortë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dëshmi e një besimi të fortë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • «Dëshmi për të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A është afër fundi i botës?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • «Cila do të jetë shenja e pranisë sate?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 2/08 f. 8

Dëshmi e një besimi të fortë

1. Ç’ngjarje shqetësuese paratha Jezui?

1 Apostujt dëgjonin me vëmendje ndërsa Jezui fliste për praninë e tij dhe përfundimin e sistemit. Ngjarje shqetësuese do të binin mbi njerëzimin: luftëra, zi buke, tërmete dhe murtaja. Pastaj Jezui tha se ithtarët e tij do t’i urrenin, do t’i dorëzonin në shtrëngim dhe do t’i vritnin. Do të dilnin shumë profetë të rremë dhe do të mashtronin shumë veta. Dashuria e shumicës do të ftohej.

2. Pse është i jashtëzakonshëm fakti që lajmi i mirë po predikohet në mbarë botën?

2 Në këtë kontekst, për apostujt duhet të ketë qenë befasuese kur Jezui tha se lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë do të predikohej në gjithë tokën e banuar. (Mat. 24:3-14) Sot shohim përmbushjen e jashtëzakonshme të kësaj profecie të mrekullueshme. Edhe pse jetojmë në kohë të rrezikshme, Dëshmitarët e Jehovait shpallin me zell lajmin e mirë. Ndërsa dashuria e botës ftohet, dashuria jonë shkëlqen edhe më shumë. Megjithëse të urryer nga «të gjitha kombet», ne predikojmë pothuaj në çdo komb.

3. Çfarë shifrash inkurajuese gjeni në raportin botëror?

3 Sa inkurajuese është kur sheh veprimtarinë e Dëshmitarëve të Jehovait gjatë vitit të kaluar të shërbimit që tregohet në tabelën e faqeve 3 deri 6! Për të 16-in vit me radhë, është bërë më shumë se një miliardë orë në veprën e predikimit dhe të bërjes së dishepujve. Çfarë dëshmie besimi! Pati një rritje prej 5,8 për qind në numrin e pionierëve, 3,1 për qind në numrin e lajmëtarëve dhe 4,4 për qind në numrin e studimeve biblike. Kurse të pagëzuarit arritën deri në 20,1 për qind gjatë vitit të kaluar të shërbimit. Është drithëruese të mendosh se gati shtatë milionë njerëz po i shërbejnë me besnikëri Jehovait—më shumë se kurrë në historinë njerëzore. Ndërsa shikoni tabelën, çfarë ju inkurajon në mënyrë të veçantë?

4. Çfarë pengesash kapërceu dikush që të arrinte në pagëzim?

4 Megjithëse shifrat në vetvete janë mahnitëse, nuk duhet të harrojmë kurrë se ato paraqesin njerëz që kanë dhënë prova të besimit të tyre. Ja një shembull. Guljermo u rrit në Bolivi. Lindi në vitin 1935 dhe punoi në një plantacion të bimës së kokës që kur ishte nëntë vjeç. Që fëmijë përtypte gjethe koke që ta lehtësonte nga vuajtjet e punës së rëndë fizike. Më vonë filloi ta tepronte me alkoolin dhe duhanin. Kur filloi të mësonte se çfarë kërkon Jehovai, Guljermo e la duhanin dhe nuk e tepronte më me pijen. Por më e vështirë ishte të linte vesin e përjetshëm të përtypjes së gjetheve të kokës. U lut pa reshtur dhe ia doli mbanë. I la veset dhe u pagëzua. «Tani,—thotë ai,—ndihem i pastruar dhe jam shumë i kënaqur.»

5. Çfarë dëshironi për njerëzit?

5 Jehovai interesohet vërtet për njerëzit. Dëshira e tij është që të gjithë të arrijnë pendimin. (2 Pjet. 3:9) Kjo është edhe dëshira jonë. Le të na nxitë zemra të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për të ndihmuar ata me zemër të sinqertë që ta njohin e ta duan Jehovain si ne!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo