Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të interesuarit që kanë ndjekur Përkujtimin dhe fjalimin special, por që nuk shoqërohen rregullisht me kongregacionin. Qëllimi është të fillojmë një studim biblik me ata që ende nuk e kanë pranuar. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike.
◼ Kongregacionet duhet t’ua shpërndajnë lajmëtarëve numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! sapo t’i marrin. Kjo do t’u japë mundësi lajmëtarëve ta njohin mirë përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim.
◼ Një vëlla i caktuar nga mbikëqyrësi drejtues duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit për muajt dhjetor, janar dhe shkurt. Vëllai që bën kontrollin për njërin muaj nuk duhet përdorur për muajin tjetër. Kur të përfundojë kontrolli, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih formularin Udhëzime për llogarinë e kongregacionit (S-27).
◼ Tema e kongresit krahinor për vitin 2008 do të jetë «Të drejtuar nga fryma e Perëndisë». Shërbimi ynë i Mbretërisë i prillit do të ketë informacione të hollësishme që do t’ju ndihmojnë të bëni planet për të qenë të pranishëm në të gjitha sesionet e këtij kongresi treditor. Nëse ke nevojë të marrësh leje nga puna që të jesh në kongres të tria ditët, mos ngurro.