BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/10 f. 3
  • A po e zvarritni?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po e zvarritni?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • A po e zvarritni?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • A jeni të përgatitur në rast urgjence mjekësore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • A i njihni alternativat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • A i njihni alternativat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 1/10 f. 3

A po e zvarritni?

Çfarë po zvarritim? Plotësimin e deklaratës mjekësore «Jo gjak» që është siguruar për Dëshmitarët e pagëzuar ose çfarëdo dokumenti të vlefshëm nga ana ligjore që individi mund të shkruajë personalisht për të deklaruar vullnetin e tij. Meqë «nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj», është jetësore që të vendosni më përpara e ta tregoni me shkrim se cilat mjekime dhe procedura do të pranonit në një rast urgjence mjekësore. (Jak. 4:14; Vep. 15:28, 29) Për t’ju ndihmuar, është përgatitur videoja Transfuzioni: Kujdesi mjekësor alternativ plotëson nevojat dhe të drejtat e pacientit (anglisht). Shikojeni e më pas shqyrtoni në lutje ç’keni mësuar, me ndihmën e pyetjeve të mëposhtme.—Shënim: Videoja përmban disa skena të shkurtra operacionesh, kështu që prindërit duhet të tregojnë maturi kur e shohin me fëmijët e vegjël.

(1) Pse disa personalitete në fushën e mjekësisë po e rishqyrtojnë vlerën e përdorimit të transfuzioneve? (2) Jepni tre shembuj të operacioneve të ndërlikuara që janë kryer pa transfuzione gjaku. (3) Sa mjekë dhe kirurgë në mbarë botën janë treguar të gatshëm për t’i trajtuar pacientët pa transfuzione gjaku? Pse janë të gatshëm të veprojnë kështu? (4) Çfarë kanë zbuluar studimet spitalore të kohëve të fundit në lidhje me përdorimin e gjakut? (5) Cilat janë rreziqet mjekësore që lidhen me transfuzionet? (6) Në ç’përfundim kanë arritur shumë specialistë lidhur me dobitë e alternativave të tjera përveç transfuzionit? (7) Nga se shkaktohet anemia? Deri në ç’masë mund ta tolerojë njeriu? Çfarë mund të bëhet për ta kompensuar atë? (8) Si mund të stimulohet prodhimi i rruazave të kuqe te trupi i një pacienti? (9) Cilat teknika po përdoren për të minimizuar humbjen e gjakut gjatë operacioneve? (10) A mund të jenë të efektshme alternativat e tjera, përveç transfuzionit, te fëmijët e vegjël ose te njerëzit që ndodhen në situata urgjente ku rrezikohet jeta? (11) Cili është një nga parimet etike kryesore të një kujdesi mjekësor të mirë? (12) Pse është e rëndësishme për të krishterët të vendosin që më përpara se cilat mjekime pa gjak do të pranojnë? Si mund ta bëjmë këtë?

Pranimi i disa trajtimeve që paraqiten në këtë video është një vendim personal që duhet të marrë çdo individ në bazë të ndërgjegjes së stërvitur nga Bibla. A keni vendosur qartë se cilat mjekime dhe procedura do të pranoni për vete e për fëmijët? Pas kësaj, a keni kontrolluar nëse deklarata juaj mjekësore «Jo gjak» është ende e vlefshme? Ose, a keni menduar të shkruani një deklaratë personale të firmosur ku shprehni vendimet tuaja lidhur me trajtimet mjekësore? Për një trajtim më të plotë të këtyre çështjeve, rishikoni me kujdes kapitullin 7 të librit Dashuria e Perëndisë dhe referimet e përmendura në të. Shihni edhe shtojcën «Si t’i konsideroj fraksionet e gjakut dhe procedurat mjekësore ku përdoret gjaku im?» te Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2006. Në fund, sigurohuni t’i keni kopjuar saktë në dokumentet e përmendura më sipër zgjedhjet që keni bërë.

[Kutia në faqen 3]

• A keni marrë një vendim të qartë për trajtimet mjekësore dhe procedurat që doni të pranoni për veten dhe fëmijët tuaj?

• A mbani me vete një deklaratë «Jo gjak» në rast urgjence?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo