BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/11 f. 1
  • «Le të ndriçojë drita juaj»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Le të ndriçojë drita juaj»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • «Le të ndriçojë drita juaj»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë vazhdimisht
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • «Le të ndriçojë drita juaj» për t’i dhënë lavdi Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Ndiqni dritën e botës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 5/11 f. 1

«Le të ndriçojë drita juaj»

1. Çfarë kemi privilegjin të përhapim?

1 Që në agim e deri në muzg, bukuria e dritës së diellit i sjell lavdi Perëndisë Jehova. E megjithatë, Jezui i ftoi dishepujt e tij të zotëronin një tjetër lloj drite: «dritën e jetës». (Gjoni 8:12) Të zotërosh këtë ndriçim frymor është një privilegj i veçantë që sjell edhe përgjegjësi serioze. Jezui udhëzoi: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve», duke u sjellë kështu dobi të tjerëve. (Mat. 5:16) Mes errësirës së thellë frymore që ekziston sot, kjo dritë duhet të përhapet, dhe kurrë më parë s’ka pasur kaq shumë nevojë për të. Ashtu si Krishti, si mund ta lëmë dritën tonë të ndriçojë?

2. Si e tregoi Jezui rëndësinë e përhapjes së dritës frymore?

2 Me anë të predikimit: Jezui përdori kohën, energjinë dhe të ardhurat e tij për t’ua bërë të njohur dritën e së vërtetës njerëzve në shtëpitë e tyre, nëpër sheshe, majë maleve​—kudo ku mund të gjendeshin. Ai e kuptonte vlerën afatgjatë që ka dhënia e ndriçimit të vërtetë frymor. (Gjoni 12:46) Që drita frymore të arrinte te sa më shumë njerëz, Jezui i përgatiti dishepujt e tij që të ishin «drita e botës». (Mat. 5:14) Ata e linin dritën e tyre të ndriçonte duke u bërë mirë të afërmve dhe duke përhapur të vërtetat frymore.

3. Si mund të tregojmë çmueshmëri të sinqertë për dritën e së vërtetës?

3 Populli i Perëndisë e merr seriozisht përgjegjësinë ‘për të vazhduar të ecin si fëmijë të dritës’ dhe predikojnë kudo ku ka njerëz. (Efes. 5:8) Thjesht leximi i Biblës ose i botimeve të tjera të krishtere gjatë pushimit në punë ose në shkollë aty ku të tjerët mund të na shohin, mund të hapë rrugën për një bisedë biblike. Kështu filloi një studim biblik një motër në moshë të re dhe u dha libra 12 shokëve të klasës.

4. Pse ‘të lëmë dritën tonë të ndriçojë’ do të thotë edhe të sillemi në mënyrë shembullore?

4 Me anë të veprave të shkëlqyera: E lëmë dritën tonë të ndriçojë edhe me anë të sjelljes sonë të përditshme. (Efes. 5:9) Në punë, në shkollë dhe në vende të tjera publike, sjellja e krishterë vihet re nga të tjerët dhe krijon mundësi për të folur për të vërtetat biblike. (1 Pjet. 2:12) Për shembull, sjellja e mirë e një djali pesëvjeçar e shtyu një mësuese t’u telefononte prindërve të tij. Ajo tha: «Kurrë nuk kam parë një fëmijë që e kupton kaq qartë atë që është e drejtë dhe e gabuar!» Po, shërbimi dhe sjellja jonë e shkëlqyer i tërheq njerëzit drejt ‘dritës së jetës’ dhe i sjell lavdi Perëndisë tonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo