Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 qershor 2011. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 2 maj deri më 27 qershor 2011.
1. Ç’mund të mësojmë nga kërkesa që Jehovai i bëri Jobit që të lutej për ata që kishin mëkatuar kundër tij? (Jobi 42:8) [w98 15/8 f. 30 par. 5]
2. Çfarë janë «flijimet e drejtësisë» që ofrojnë të krishterët sot? (Psal. 4:5) [w06 15/5 f. 18 par. 9]
3. Në ç’kuptim e ndreqën Davidin veshkat e tij? (Psal. 16:7) [w04 1/12 f. 14 par. 9]
4. Në ç’mënyrë «qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë»? (Psal. 19:1) [w04 1/10 f. 10 par. 8]
5. Çfarë lidhjeje midis shpresës dhe guximit tregohet te Psalmi 27:14? [w06 1/10 f. 26-27 par. 3, 6]
6. Sipas Psalmit 37:21, çfarë qëndrimi kanë të krishterët për sa u përket detyrimeve financiare? [w08 15/9 f. 24 par. 17]
7. Ç’mësim për çmueshmërinë mësojmë nga përvoja e një leviti në mërgim? (Psal. 42:1-3) [w06 1/6 f. 9 par. 3]
8. Çfarë do të na ndihmojë të zhvillojmë dashuri për atë që është e drejtë dhe urrejtje për atë që është e gabuar? (Psal. 45:7) [cf f. 58-59 par. 8-10]
9. Te ‘fryma e gatshme’ e kujt kërkonte mbështetje Davidi? (Psal. 51:12) [w06 1/6 f. 9 par. 10]
10. Si mund të jemi si një pemë ulliri në shtëpinë e Perëndisë? (Psal. 52:8) [w00 15/5 f. 29 par. 6]