Jini «zemërdhembshur»!
1. Për çfarë janë të etur njerëzit sot?
1 Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë njerëz të etur për ndihmë me dhembshuri. Keqësimi i kushteve botërore ka përhapur ndër njerëzit ndjenja dëshpërimi, depresion dhe i ka bërë të ndihen të pashpresë. Miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe ne si të krishterë jemi në pozicionin e duhur për të treguar merakun e sinqertë për të afërmit tanë. (Mat. 22:39; Gal. 6:10) Si mund ta tregojmë këtë merak?
2. Cila është mënyra më e mirë si mund të tregojmë dhembshuri?
2 Një vepër dhembshurie: Perëndia është i vetmi burim i ngushëllimit të vërtetë dhe të përhershëm. (2 Kor. 1:3, 4) Jehovai na nxit ta imitojmë atë duke u treguar «zemërdhembshur» dhe na ka dhënë si caktim të shkojmë te të afërmit për t’u dhënë lajmin e mirë për Mbretërinë. (1 Pjet. 3:8) Duke marrë pjesë sa më shumë në këtë vepër, është mënyra më e mirë për të ngushëlluar ‘zemërvrarët’, sepse Mbretëria e Perëndisë është e vetmja shpresë e vërtetë për njerëzimin që vuan. (Isa. 61:1) Nga dhembshuria për popullin e tij, Jehovai së shpejti do të veprojë për të spastruar ligësinë dhe për të vendosur një botë të re dhe të drejtë.—2 Pjet. 3:13.
3. Si mund t’i konsiderojmë njerëzit ashtu si Jezui?
3 T’i konsiderojmë njerëzit ashtu si Jezui: Edhe kur u predikonte turmave të mëdha, Jezui nuk shihte vetëm një turmë njerëzish. Ai i shihte si individë, ku secili kishte nevojë për ndihmë frymore. Ata ishin si dele që nuk kishin bari për t’i drejtuar. Zemra e Jezuit u prek nga ajo që pa dhe kjo e shtyu t’i mësonte me durim. (Mar. 6:34) Nëse i konsiderojmë njerëzit ashtu si Jezui, do të shtyhemi të tregojmë dhembshuri të sinqertë për secilin prej tyre. Kjo do të reflektohet në tonin e zërit dhe në shprehjet tona të fytyrës. Predikimi do të jetë përparësia jonë dhe do t’i përshtatim fjalët tona sipas nevojës që ka secili prej atyre që takojmë.—1 Kor. 9:19-23.
4. Pse duhet të vishemi me dhembshuri?
4 Një turmë e madhe njerëzish nga të gjitha kombet po reagojnë mirë ndaj mesazhit për Mbretërinë dhe interesit përtëritës që tregojmë për ta. Ndërsa vazhdojmë të vishemi me dhembshuri, do të nderojmë dhe do të kënaqim Jehovain, Perëndinë tonë të dhembshur.—Kolos. 3:12.